Dhjetëra bomba që u përdorën nga rusët për të goditur pozicionet ukrainase, kanë rënë “gabimisht” në territorin rus.
Një dokument i fshehtë rus i publikuar nga Washington Post, zbulon sesi të paktën 38 bomba kanë rënë në rajonin rus Belgorod kah mesi i prillit 2023 deri në prill të 2024, përfshirë katër që goditën direkt qytetin e Belgorodit, transmeton Telegrafi.
Shumica e bombave thuhet se nuk kanë shpërthyer, megjithatë një kishte shpërthyer pasi ishte përplasur në rrugë në Belgorod gjatë vitit të kaluar, duke krijuar një krater gjigant që shkatërroi edhe ndërtesat, veturat e objektet e tjera afariste.
Washington Post ka cituar ekspertë që thonë se municioni i epokës sovjetike “shpesh bie” – ku dhjetëra prej tyre kanë përfunduar në territorin rus.
Dokument sekret rus thekson se shumica e bombave janë zbuluar nga civilët, dhe në shumicën e rasteve autoritetet ruse të Mbrojtjes nuk kanë arritur të identifikojnë se nga ku ishin lansuar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar mbrëmë se Rusia ka përdorur mbi 800 bomba të tillë kundër ukrainasve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPutin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi
Izraeli publikon pamje ku pretendohet se Hamasi rrah brutalisht civilët në Gaza
Bassuener: Dodik dhe Vuçiq garojnë kush është serb më i madh
Kryeministri britanik zgjedh kabinetin qeveritar - këta janë shefat e rinj të diplomacisë dhe mbrojtjes
Ukraina kërkon të dyfishojë aftësitë e mbrojtjes ajrore
Kreu i NATO-s shmangu pyetjet rreth shëndetit të Bidenit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën
Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri
Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro
Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë
Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit