LAJMI I FUNDIT:

Mucunski-Drexler: Gjermania është mbështetëse e parezervë e integrimit të Maqedonisë në BE

Mucunski-Drexler: Gjermania është mbështetëse e parezervë e integrimit të Maqedonisë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar ambasadoren e Gjermanisë, Petra Drexler, që është takimi i parë i përbashkët i dy bashkëbiseduesve pas emërimit të ministrit Mucunski në këtë post, njoftojnë nga MPJ.

Mucunski, theksojnë nga MPJ, shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen dhe përkushtimin e parezervë të Gjermanisë në rrugën e vendit tonë drejt BE-së, duke theksuar se Qeveria e re është e fokusuar fuqishëm në integrimin evropian dhe zbatimin e reformave.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për aleancën brenda NATO-s, me theks të veçantë për bashkëpunimin në Samitin e ardhshëm në Uashington. Ajo u njoh gjithashtu për kontributin tonë të rëndësishëm në sigurinë kolektive, paqen dhe prosperitetin e të gjithë zonës transatlantike.


Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të cilat dy vendet mike i kanë ushqyer në vazhdimësi në tre dekadat e fundit, me angazhime për thellimin e bashkëpunimit në periudhën në vijim”, theksojnë nga MPJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
“Loja e radhës e Vuçiqit me dronët”, parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?

“Loja e radhës e Vuçiqit me dronët”, parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?

Siguri
Të shtëna në Tetovë, humb jetën një person

Të shtëna në Tetovë, humb jetën një person

Kronikë e Zezë
“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, ekspertët i konsiderojnë të nxituara deklaratat e Kurtit në

“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, ekspertët i konsiderojnë të nxituara deklaratat e Kurtit në "New York Times"

Siguri
“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

Lajme
Çmimet e arsyeshme, Velipoja

Çmimet e arsyeshme, Velipoja "pushtohet" nga pushuesit e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori