LAJMI I FUNDIT:

Spanja merr një vendim të madh për Lamine Yamal në lidhje me ligjin e rreptë gjerman

Spanja merr një vendim të madh për Lamine Yamal në lidhje me ligjin e rreptë gjerman

Spanja ka marrë një vendim në lidhje me Lamine Yamal para ndeshjes së tyre në fazën e 1/8 së finales në Euro 2024 ndaj Gjeorgjisë, mes raportimeve se ligji gjerman mund t’i detyrojë të mos llogarisin në shërbimet e yllit të Barcelonës.

Shumë kombëtare të mëdha deri më tani kanë dështuar që të impresionojnë në Euro 2024, po sigurisht e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Spanjën.

Ish-kampioni i botës dhe Evropës u kualifikua si lider i Grupit B dhe janë ekipi i vetëm që kanë marrë maksimumin e pikëve në fazën e grupeve.


Nën urdhrat e Luis De La Fuentes, i cili zëvendësoi Luis Enriquen pas Botërorit 2022, Spanja ka lëvizur nga stili i tyre “tiki-taka” dhe po aplikojnë një futboll më direkt.

Është 16-vjeçari Yamal ai i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij duke vazhduar ndeshjet e mira që i pati me Barcelonën.

Sidoqoftë, ka pasur frikë se Spanja mund ta lë atë në bankë rezervë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për shkak të një ligji të rreptë gjerman. Sipas ligjeve në Gjermani, personat nën moshën 18-vjeçare, qofshin vendas apo të huaj, nuk mund të punojnë pas orës 20:00.

Ka përjashtime për sportistët, duke i lejuar ata të punojnë deri në ora 23:00. Sidoqoftë, kjo nuk përfshin konferencat për shtyp pas ndeshjes.

Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
Lexo po ashtu Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha

Sipas ligjit në fuqi, Federata e Futbollit të Spanjës mund të dënohet me një gjobë prej 30 mijë eurosh nëse Yamal punon edhe pas orës 23:00, diçka që mund të ndodhë nëse ndeshja mes Spanjës dhe Gjeorgjisë shkon në vazhdime.

Fatmirësisht për tifozët spanjollë, duket se ky ligj nuk i bën aspak përshtypje kombëtares, të paktën kështu ka deklaruar përzgjedhësi De La Fuente.

“Ne të gjithë jemi përgjegjës për mirëqenien e Yamal. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do ta lëmë të luajë. Asgjë më shumë”, ka thënë 63-vjeçari.

Ndeshja mes Spanjës dhe Gjeorgjisë do të luhet me fillim nga ora 21:00 dhe fituesi i saj do të përballet në çerekfinale me Gjermaninë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori