LAJMI I FUNDIT:

Kërcënuan Mbappen me një këngë, Belgjika i kërkon falje yllit të Real Madridit

Kërcënuan Mbappen me një këngë, Belgjika i kërkon falje yllit të Real Madridit

Belgjika i ka kërkuar falje Kylian Mbappes pasi ata postuan një video të lojtarit të tyre Amadou Onana i cili këndonte duke thënë se do ta ketë objektiv këmbën e Mbappes gjatë përballjes së tyre në fazën e 1/8 së finales në Euro 2024.

Videoja tregonte mesfushorin e Evertonit së bashku me komedianin belg Pablo Andres duke kënduar një këngë për Mbappen.

Komediani këndonte: “Kush do ta godasë këmbën e Mbappes?”, para se Onana të këndonte më pas, “Onana, Amadou Onana!”.


Pasi videoja shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Belgjikës e fshiu atë dhe më pas kërkoi falje. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, zyrtari për media i Belgjikës, Stefan Van Loock tha se qëllimi i tyre nuk ishte që të sulmojnë dikë.

“Nuk ishte qëllimi që të sulmojmë dikë. Ne kemi punuar me komedianin Pablo Andres për një kohë të gjatë, kjo video supozohej të ishte qesharake”.

“Por ne e kemi keqkuptuar këtë dhe do të donim që të kërkonim falje ndaj secilit që është ndjerë i ofenduar nga ne. Për neve, ky është fundi i këtij problemi”, ka thënë Van Loock.

Dy shtetet fqinje do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të fazës së 1/8 së finales të hënën, aty ku belgët do të kërkojnë hakmarrjen e tyre për humbjen me rezultat 1-0 që Franca ua shkaktoi në gjysmëfinale të Botërorit të vitit 2018.

Ani pse shumë prej lojtarëve nga “gjenerata e artë” janë pensionuar, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku kanë vazhduar me paraqitjet e tyre të mira, madje ky i fundit kishte tre gola të anuluar në fazën e grupeve.

Franca në anën tjetër nuk i ka mbushur ende pritshmëritë duke marrë parasysh kualitetin që posedon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Kalo në kategori