LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e jashtëzakonshme të Granit Xhakës kundër Italisë

Statistikat e jashtëzakonshme të Granit Xhakës kundër Italisë

Granit Xhaka ka shkëlqyer edhe një herë tjetër me Zvicrën në ndeshjen e fituar ndaj Italisë, duke u larguar me statistika mbresëlënëse.

Me fitoren 2-0 të shtunën, Zvicra dhe Xhaka kanë avancuar në çerekfinalet e Kampionatit Evropian, ku presin fituesin e ndeshjes Gjermani – Danimarkë.

Ai edhe sot sipas SofaScore ishte prej më të mirëve, duke u vlerësuar me notën 7.6.



“Squawka” ka listuar disa të arritura të Xhakës në duelin ndaj kampiones në fuqi të Evropës 

– 100% duele të fituara në ajër
– 94 pasime të sakta nga 98 të tentuara
– 16 inkuadrime në fazën e sulmit (më së shumti)
– 4 herë fitues i posedimit të topit
– 3 shanse të krijuara
– 1 largim i rrezikut
– 1 faull i fituar


Ndërkohë, sipas “Football on TNT Sports” , Xhaka pas largimit nga Arsenali në korrik të vitit 2023, ai i ka humbur vetëm dy ndeshje në nivel klubi dhe shteti.

Me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mesfushë, Xhaka vazhdon të jetë një lojtar kyç për kombëtaren zvicerane.

Performanca e tij ndaj Italisë tregon se ai është në kulmin e formës së tij dhe është i gatshëm të udhëheqë Zvicrën drejt sukseseve të mëtejshme në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Përfaqësueset
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Përfaqësueset
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Përfaqësueset
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Përfaqësueset
Kalo në kategori