LAJMI I FUNDIT:

Zvicra në epërsi pas pjesës së parë ndaj Italisë me golin e Freuler

Zvicra në epërsi pas pjesës së parë ndaj Italisë me golin e Freuler

Zvicra e ka përfunduar me epërsi minimale 1-0 pjesën e parë ndaj Italisë në kuadër të raundit të 1/16-tave në Euro 2024.

Helvetikët rastin e parë serioz e patën në minutën e 24-të me anë të Breel Embolos i cili dështoi të shënojë ballë për ballë Gianluigi Donnarummës.

Italia në anën tjetër pati një paraqitje të zbehtë duke mos arritur që të krijojë ndonjë mundësi të mirë shënimi.


Pasi iniciativa ishte pothuajse gjatë tërë kohës në anën e tyre, përpjekjet e lojtarëve zviceran u shpërblyen me gol.

Në minutën e 37-të Zvicra arriti që të shënojë golin e epërsisë me anë të Remo Freuler i cili pranoi një pasim të mirë brenda zonës duke shënuar me qetësi për 1-0.

Fabian Rieder i Zvicrës ishte ai që iu afrua seriozisht golit të dytë kur në minutën e parë të shtesës bëri një gjuajtje të fuqishme nga goditja e dënimit, por u ndal nga Donnarumma.

Përkundër faktit që “Azzurrët” ishin në disavantazh, përsëri ishte Zvicra ajo që diktonte tempon e lojës duke mos lejuar të rrezikohej porta e Yann Sommer.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por sipas asaj që pamë në pjesën e parë Luciano Spalletti do të detyrohet të bëjë disa ndryshime në formacion për t’u rikthyer sërish në lojë.

Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Angli/Sllovaki./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori