LAJMI I FUNDIT:

Edona Kryeziu, futbollistja e radhës nga Kosova që i bashkohet Dinamo Zagrebit

Edona Kryeziu, futbollistja e radhës nga Kosova që i bashkohet Dinamo Zagrebit

Edona Kreyeziu ka bërë hapin e madh në karrierën e saj, duke u transferuar në futbollin kroat. Futbollistja nga Kosova është larguar nga KFF Mitrovica pas shtatë viteve dhe karrierën do ta vazhdoj ta gjiganti kroat Dinamo Zagreb.

Kryeziu tashmë është prezantuar nga klubi i futbollit të femrave Dinamo Zagreb, derisa ajo ka falënderuar KFF Mitrovicën dhe të gjithë për shtatë vitet e kaluara.


Kujtojmë se futbollistja e njohur luan në pozitën e sulmueses dhe është edhe reprezentuese e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave.

28-vjeçarja tani e sa vite është një nga lojtaret më të mira si në futbollin kosovar, ndërsa te Dinamo Zagrebi do të bashkohet me ‘shoqen’ e saj Endrina Elezaj, e cila u prezantua gjatë ditës së premte.

Futbollistja nga Kosova bën hapin e madh në karrierë, prezantohet te Dinamo Zagreb
Lexo po ashtu Futbollistja nga Kosova bën hapin e madh në karrierë, prezantohet te Dinamo Zagreb

Postimi pa ndërhyrje i Edona Kryeziut

Faleminderit KFF Mitrovica

Faleminderit ekipit më të mirë në Kosovë, ekipit ku kalova 7 vitet më të mira të karrierës sime, ekipit i cili më dha gjithçka dhe u mundova të jap më të mirën time në çdo ndeshje, në çdo përvojë që patëm ndër këto vite. Për mua ishin vite të mrekullueshme që më falën çdo emocion që mund të përjetojë një sportiste. U rrita si një futbolliste profesioniste dhe arrita të mbroj ngjyrat e ekipit me shumë përgjegjësi dhe krenari.

Kishim momente të bukura së bashku të cilat nuk do t’i harroj kurrë, shkruam histori si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Të gjitha këto suksese nuk do t’i kishim arritur pa kryetarin tonë, z. Hajrullah Haxhiu, i cili ishte i pakusht në mbështetjen dhe ngritjen tonë me të gjitha këto suksese për të cilin do t’i jem falënderuese dhe mirënjohëse gjithë jetën. Faleminderit edhe drejtorit Adnan Ademi, i cili po ashtu ishte gjithmonë mbështetje shumë e madhe për ne. E falënderoj shumë sepse ishte gjithmonë aty për ne.

Faleminderit të gjithë trajnerëve posaqerisht Seid Onbashi, që punuam së bashku dhe bashkëlojtarëve të mia për gjithë këto vite që kemi kaluar së bashku, me shumë sfida dhe momente shumë të bukura.

Klubit KFF. Mitrovica i deshirojë me zemër suksese të mëtutjeshme

Faleminderit shumë edhe familjes time pa të cilët nuk do të isha kurrë këtu ku jam sot. Shpresoj t’i kem bërë krenarë

Nga sot, karrierën do ta vazhdoj në ekipin Dinamo Zagreb të Kroacisë, që për mua është një hap i rëndësishëm në karrierë dhe shpresoj që të bëj paraqitje dhe suksese të reja.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli turk përballet me përjashtimin nga UEFA pasi bëri 'gjest të ndaluar nacionalist' kundër Austrisë

Ylli turk përballet me përjashtimin nga UEFA pasi bëri 'gjest të ndaluar nacionalist' kundër Austrisë

Përfaqësueset
Bayern Munich arrin marrëveshje për të nënshkruar yllin e Ligës Premier, kjo do të jetë shitje rekord për klubin anglez

Bayern Munich arrin marrëveshje për të nënshkruar yllin e Ligës Premier, kjo do të jetë shitje rekord për klubin anglez

Bundesliga
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me shokun e Bellingham te Anglia, pasi u impresionua nga paraqitjet në Euro 2024

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me shokun e Bellingham te Anglia, pasi u impresionua nga paraqitjet në Euro 2024

La Liga
Armand Duka flet për të gjitha: Nga paraqitja në Euro 2024 te rinovimi i kontratës me Sylvinhon, suspendimi i Dakut - ‘marrëveshja' me Kosovën për futbollistët dhe organizimi i Evropianit me Serbinë

Armand Duka flet për të gjitha: Nga paraqitja në Euro 2024 te rinovimi i kontratës me Sylvinhon, suspendimi i Dakut - ‘marrëveshja' me Kosovën për futbollistët dhe organizimi i Evropianit me Serbinë

Romak Zeqiri
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Kalo në kategori