LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se është duke punuar në një ‘plan gjithëpërfshirës’ për paqen në Ukrainë

Zelensky thotë se është duke punuar në një ‘plan gjithëpërfshirës’ për paqen në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se po punon për një “plan gjithëpërfshirës” për mënyrën se si Kievi e sheh përfundimin e luftës me Rusinë.

Duke folur për gazetarët në Kiev së bashku me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ai tha: “Ne nuk duam ta zgjasim këtë luftë”.

“Ne duhet të arrijmë në një paqe të drejtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi biseduar për situatën në fushën e betejës, veçanërisht në rajonin e Kharkivit ku Rusia u përpoq të fillonte një ofensivë në shkallë të gjerë. Pushtuesit nuk e arritën këtë. Forcat tona ukrainase e kanë stabilizuar situatën dhe e kanë ndalur ofensivën, e cila ishte e vështirë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë për të zhveshur Rusinë nga iluzioni se mund të arrijë diçka me këtë luftë”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.


Fokusi i takimit të Zelenskyt me Pirc Musar ishte diskutimi i përgatitjeve për një samit të dytë ndërkombëtar të paqes, pas një ngjarje dy-ditore në fillim të këtij muaji në Zvicër.

“Jam shumë i lumtur për përparimin në konferencën e parë paqeruajtëse në Zvicër. Dhe ne ramë dakord se nuk ka asnjë politikan në Evropë që nuk dëshiron paqe. Të gjithë i kuptojmë rreziqet. Por Ukraina është ajo që duhet të vendosë kur dhe nën çfarë kushtesh do të negociojë…”, tha ajo.

Ndryshe, aktualisht nuk ka një mekanizëm zyrtar negociues të drejtpërdrejtë midis Zelenksyt dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, por Ukraina ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj nga brenda kufirit të saj, duke përfshirë nga Gadishulli i Krimesë të cilin e aneksoi në 2014, përpara se të mund të fillohen bisedime serioze për paqen.

Por trupat ruse po bëjnë disa përfitime territoriale në fushën e betejës dhe Zelensky shpesh është ankuar për furnizimin e ngadaltë të armëve dhe municioneve nga aleatët perëndimorë.

Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të enjten që të përmbushin premtimet e tyre për të ofruar pajisje ushtarake për vendin e tij, ndërsa blloku premtoi mbështetje afatgjatë për Kievin.

Duke folur në një Samit të Këshillit të BE-së në Bruksel të enjten, Zelensky tha se do të paraqiste një “plan të detajuar” për t’i dhënë fund luftës në muaj.

“Të gjithë ata që duan vërtet paqen duhet të punojnë së bashku për të zhvilluar një plan veprimi për të adresuar të gjitha aspektet e sigurisë që janë shkelur nga Rusia”, u tha ai gazetarëve në Kiev të premten. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori