LAJMI I FUNDIT:

“Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto” – ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

“Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto” – ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

Marek Hamsik ishte kapiten i Napolit dhe Kombëtares Sllovake për shumë vite, duke qenë prej mesfushorëve më emocionues në Serie A.

Vitin e kaluar, ai e ndërpreu futbollin, dhe menjëherë filloi punën e trajnerit, kështu që aktualisht është në Kampionatin Evropian si ndihmës i trajnerit i Francesco Calzona te Sllovakia.


Gjatë karrierës së tij si lojtar, Hamsik ishte i njohur për frizurën e tij, por në fund të karrierës së tij, modelit të flokëve të tij të veçantë i erdhi fundi.

Në një bisedë me gazetarët përpara ndeshjes së së dielës ndërmjet Sllovakisë dhe Anglisë, ai zbuloi se kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh nuk e njohin më.

“Ka raste kur njerëzit nuk më njohin. Para disa ditësh isha duke ecur dhe u përplasa me një grup maqedonas që donin të bënin një foto, por donin që unë t’i fotografoja”.

“Unë i fotografova dhe u thashë se e njihja ish-kapitenin e tyre Goran Pandev, por ata nuk më besuan, pastaj shkuan në Google dhe më në fund e kuptuan se kush isha, kështu që bëmë një foto së bashku”, rrëfeu Hamsiku, duke i i bërë gazetarët të qeshin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super lojtari garanton Real Madridin se do t'u bashkohet në vitin 2025

Super lojtari garanton Real Madridin se do t'u bashkohet në vitin 2025

La Liga
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

La Liga
Mediat portugeze e sulmojnë rëndë Cristiano Ronaldon pas paraqitjes së tij ndaj Sllovenisë

Mediat portugeze e sulmojnë rëndë Cristiano Ronaldon pas paraqitjes së tij ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori