Në vlerë prej 37.2 milionë euro, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
Në ceremoninë e mbajtur sot, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se partneriteti me Bankën Botërore është thelbësor për zbatimin e shumë projekteve kyçe në vend dhe se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm.
“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja që kanë për synim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm.
Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë granti prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projektit ‘Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë’ si dhe 18.6 milionë euro kredi e 2 milionë dollarë grand për ‘Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës’.
Pra, projekti i parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK, forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor si dhe ndërthurjes së praktikave më të mira për sigurim të cilës së shërbimeve te ofruara dhe ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Ndërsa projekti i dytë ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë së hershme, përmes hartimit të legjislacionit dhe krijimit të infrastrukturës adekuate”, tha Murati.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se përmes këtij projekti, MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.
“Sot si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor.
Përmes këtij projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe Qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, tha Vitia.
Se këto projekte janë të rëndësishme për qytetarët e vendit, e tha edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Ajo ka shtuar se ky projekt do të përmirësojë akcesin në arsim cilësor dhe do të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmjet përfshirjes edhe në edukimin e hershëm pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet.
“Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët….Besojmë që kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të fëmijëve tanë qysh në fazat e para të jetës së tyre. Investimi në edukimin e hershme është një investim në të ardhme e vendit tonë pasi formon bazën për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe sociale.
Edhe marrëveshje e financimit për projektin do të na lejojë të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh sfondin nga ata vinë, gjendja socio ekonomike dhe rrethanat e tjera. Ky projekt do të përmirësoj akcesin në arsim cilësor dhe do të siguroj që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmjet përfshirjes edhe në edukimin e hershme pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet”, tha Nagavci.
Ndërkaq, Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.
“Këto projekte synojnë të përmirësojnë shkollimin e fëmijërisë së hershme dhe për kujdesin dhe për kapitalin njerëzor që është shumë e rëndësishme, është një rol kryesor për gjithëpërfshirje. Kjo demonstron një përkushtim të ndihmohet Kosova…Po ashtu do të mbështet vendimmarrjet në kohën reale, sidomos sektorin që është i rëndësishëm e-shkollimin, sidomos për zhdukjen e analfabetizmit”, ka thënë Paolucci. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Birra Peja fiton çmimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/449487921_868543641968296_7943391463184476356_n-380x233.jpg)
Birra Peja fiton çmimin "Top importers of U.S. Brands" në Panairin “AmCham Expo Space”
![KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/hade-850x478-1-380x233.jpg)
KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave
![Mirëprite shtëpinë e ëndërrave në “Holiday In 2”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Holiday-iN-2-1-380x233.jpg)
Mirëprite shtëpinë e ëndërrave në “Holiday In 2”
![Birra Peja shkon përtej oqeanit: Tani prezent edhe në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Birra-Peja-NYC_20240701-072-380x233.jpg)
Birra Peja shkon përtej oqeanit: Tani prezent edhe në SHBA
![Lirojeni luanin brenda jush - Kurse deri në 6.000€ në Peugeot 308 dhe 408!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baner-780x439-1-380x233.png)
Lirojeni luanin brenda jush - Kurse deri në 6.000€ në Peugeot 308 dhe 408!
![A je gati për lojë? Fito veturë Kia Stonic 00 këtë verë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Emona-Center-1-380x233.jpg)
A je gati për lojë? Fito veturë Kia Stonic 00 këtë verë!
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/portuga-380x233.png)
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
![Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-380x233.jpg)
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/korab-gashi-380x233.jpg)
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit