LAJMI I FUNDIT:
Peja 22° lightrain

Arianit Selmanaj, asamblisti më i votuari i AAK-së në Istog kalon në LDK

Arianit Selmanaj, asamblisti më i votuari i AAK-së në Istog kalon në LDK
Kryetari Ilir Ferati dhe Arianit Selmanaj/ Foto nga Arianit Selmanaj, Facebook

Asamblisti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog, Arianit Selmanaj nuk është më anëtar i kësaj partie. Selmanaj nga sot i është bashkangjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë gjë e ka konfirmuar Selmanaj përmes rrjetit të tij social Facebook. Ai ka njoftuar qytetarët për ndërrimin e partisë pas një periudhe siç e quan reflektimi.


Kryetari Ilir Ferati dhe Arianit Selmanaj/ Foto nga Arianit Selmanaj, Facebook

“Unë, Arianit Selmanaj, anëtar i Kuvendit në Komunën e Istogut dëshiroj të njoftoj publikisht se kam vendosur t’i bashkangjitem Grupit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Pas një periudhe reflektimi dhe vlerësimit të angazhimit tim politik, kam arritur në përfundimin se bashkimi me LDK-në është zgjedhja më e mirë për mua dhe për bashkëqytetarët e Komunës se Istogut”, ka shkruar Selmanaj, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu Selmanaj në postimin e tij, ka falënderuar AAK-në dhe votuesit e saj për bashkëpunimin.

“Si një njeri i fjalës dhe kontribuues i rëndësishëm në komunitet me përvojë të gjerë në fushën e financave, besoj se ky ndryshim është në përputhje me interesat e komunitetit. Nën udhëheqjen e LDK-së, mund të jap angazhimin më të madh për të mirën e qytetarëve të Komunës sonë. Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen dhe besimin që më është dhënë nga votuesit dhe bashkëpunëtorët gjatë kohës së qëndrimit tim në AAK”, është shprehur ai.

Arianit Selmanaj në zgjedhjet e kaluara me AAK-në ka pasur më së shumti vota nga kjo parti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori