LAJMI I FUNDIT:
Peja 21° clearsky_night

Rrjeti i kanalizimit për Istogun me 20 fshatra kalon në menaxhimin e KRU ‘Hidrodrini’

Rrjeti i kanalizimit për Istogun me 20 fshatra kalon në menaxhimin e KRU ‘Hidrodrini’
Nëshkrimi i marrëvjeshjes nga Kryetari Ferati dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU "Hidrodrini" Cena/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena, kanë firmosur marrëveshje me rëndësi me të cilën Istogu dhe 20 fshatra kalojnë në menaxhimin e kompanisë edhe për sistemin e rrjetit të kanalizimit.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur KRU “Hidrodrini”, nëpërmjet rrjetit social Facebook, të cilët kanë njoftuar konsumatorët e saj për bashkëpunimin më komunën e Istogut dhe cilat fshatra do të lidhen me sistemin e kanalizimit.


Nënshkrimi i marrëveshjes nga kryetari Ilir Ferati dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena 

“Zonat që kanë kaluar në menaxhim nga sot janë qyteti i Istogut, Istogu i poshtëm, Muzhevina, Tomoci, Dubrava, Rakoshi, Uça, Llukaci i thatë, Zallqi, Gurrakoci, Lubozhda, Prigoda, Vrella, Studenica, Orroberda, Kaliqani, Banja, Staradrani, Kovraga, Shushica dhe Zhakova ku banorët janë të kyçur dhe e shfrytëzojnë rrjetin e kanalizimit”, kanë shkruar nga KRU “Hidrodrini”, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë komunal dhe ata të KRU “Hidrodrini” gjatë finalizimit të marrëveshjes 

Ndryshe, KRU “Hidrodrini”, gjithashtu ka ndërmarrë disa aksione për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në disa vende të Istogut, për shkak të keqpërdorimit të ujit nga qytetarë të papërgjegjshëm. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori