Edicioni i dytë i “Prizren Rock and Blues Music Festival” do të mbahet pas një jave në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren. Organizatorët për publikun kanë premtuar mbrëmje me muzikë cilësore me emra të shquar të rokut dhe bluzit nga skena ndërkombëtare dhe vendore.
Për të dëshmuar se për këtë edicion përgatitjet janë në fazën finale është mbajtur edhe një ndeje në Autostrada Hangar në ITP, ku të pranishmit janë argëtuar me muzikën e “Zanzi Band”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se edicioni i dytë mbahet me 4, 5 dhe 6 korrik, ku do të paraqiten 12 bende me rreth 60 muzikantë. “Ky është pre-event që organizohet në kuadër të ‘Prizren Rock and Blues Music Festival’ që mbahet me datat 4, 5 dhe 6 korrik. Jo rastësisht hapet me 4 korrik, për shkak të festës së ShBA-ve dhe në festival do të jenë 12 bende, në tri netë përplot me rok muzikë”, ka thënë drejtori i këtij festivali, Hekuran Gashi.
Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është shprehur i lumtur që kryeqytetit kulturor i është shtuar edhe një festival, që pasuron edhe më tej jetën kulturore.
“Ka qenë ide e kamotshme një rok festival në Prizren. Është përmendur, diskutuar, analizuar dhe në fund janë krijuar kushtet dhe filluam realizimin e idesë. Produktin e kemi parë vitin e kaluar me edicionin e parë, ku secili e ka bërë pjesën e vet të punës. Me rëndësi është që Prizrenit i është shtuar një festival, i cili kompleton mozaikun e jetës kulturore në qytetin e vjetër, duke ia dhënë një dimension të ri cilësor”, ka deklaruar Totaj.
Ai është shprehur i bindur se programi muzikor do të jetë edhe më cilësor në edicionin e dytë.
“Jam i sigurt që pas një jave do të ketë muzikë shumë të mirë, në saje të punës së drejtorit artistik të festivalit, Menan Kiseri bashkë me gjithë të tjerët, që do të prezantohet para publikut prizrenas dhe më gjerë”, ka shtuar Totaj.
Në programin e edicionit të dytë ka emra të dalluar, si Frank Gambale dhe All Star Band, pastaj “Dirty Loops”, “Metal de Facto”, Maya Band, Vlatko Stefanovski Trio Band, dhe të tjerë, teksa Menan Kiseri dhe Samuli Federley sivjet paraqiten bashkë në kuadër të Prizren International Band./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“EC Ma Ndryshe”: Komuna e Prizrenit ende e pafuqishme për vendosjen e rregullit urbanistik
“Prizren Rock and Blues Music Festival”, Menan Kiseri paralajmëron program dyfish më të mirë
Gratë zejtare shpalosin produktet artizanale në panairin që po mbahet në Prizren
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar
"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit