Pallati presidencial i Bolivisë raportohet se është sulmuar nga ushtarë ndërsa ish-presidenti i vendit paralajmëroi për një “grusht shteti”.
“Ne do ta rikuperojmë këtë vend”, u tha gjenerali Juan José Zúñiga gazetarëve nga Sheshi Murillo pasi u pushtua nga trupat, sipas gazetës El Deber, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ish-presidenti Evo Morales akuzoi gjeneralin Zúñiga për planifikimin e marrjes së pushtetit, duke u bërë thirrje mbështetësve të demokracisë që të bllokojnë rrugët.
Ndërsa presidenti Luis Arce denoncoi ato që ai i quajti lëvizjet “të parregullta” të trupave, duke thënë se “demokracia duhet të respektohet”.
BREAKING NEWS: Military Coup underway in Bolivia as the National Police and the military break into Presidential Palace. pic.twitter.com/jJTixaGYD7
— African Hub (@AfricanHub_) June 26, 2024
Ish-presidenti Evo Morales akuzoi gjeneralin Zúñiga për planifikimin e marrjes së pushtetit, duke u bërë thirrje mbështetësve të demokracisë të godasin dhe të bllokojnë rrugët.
Morales shkroi: “Një grup i Regjimentit Special Challapata ‘Mendez Arcos’ pushtoi Plaza Murillo me snajperë”.
“Kjo duket se tregon se ata e përgatitën grushtin e shtetit paraprakisht”.
“U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit”.
Ndërkohë, ministrja boliviane Maria Nela Prada publikoi një video në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar pamjen nga një dritare në një ndërtesë qeveritare.
⚡️Scenes from the coup in Bolivia pic.twitter.com/1Dzwtd5PIa
— War Monitor (@WarMonitors) June 26, 2024
Ajo tha se ishte dëshmitare e një “përpjekje grushti shteti”.
“Unë jam në pallatin e popullit. Siç mund ta shihni, ky është Plaza Murillo i marrë nga tanke dhe trupa të armatosura. Ne e kuptojmë se është një fraksion i ushtrisë”, tha ajo.
Ajo theksoi se njësitë ushtarake kishin zënë pozicione në të katër anët e sheshit dhe nuk po lejonin askënd të hynte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje