LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgjia mposht pastër Portugalinë me Cristiano Ronaldon në formacion – shkruajnë historinë në pjesëmarrjen e parë në Euro 2024

Gjeorgjia mposht pastër Portugalinë me Cristiano Ronaldon në formacion – shkruajnë historinë në pjesëmarrjen e parë në Euro 2024

Gjeorgjia ka mposhtur Portugalinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të grupit F në Euro 2024.

Kjo fitore e dërgon tutje Gjeorgjinë e Willi Sagnol dhe Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa Portugalia e kishte siguruar kalimin tutje, por edhe vendin e parë në grup para ndeshjes.


Edhe përkundër kësaj, Cristiano Ronaldo nuk pushoi, me kapitenin portugez që startoi ndaj gjeorgjianëve në ndjekje të rekordeve.

Por që në minutën e dytë, gjeorgjianët morën epërsinë me Georges Mikautadze që asistoi te Khvicha Kvaratskhelia i cili shënoi për 1-0.

Portugezët kishin disa raste, me Cristiano Ronaldon dhe Francisco Conceicao, por portieri Giorgi Mamardashvil ishte në vend.

Në pjesën e dytë, Gjeorgjia fitoi penallti dhe Georges Mikautadze arriti ta mposht Diogo Costa për 2-0.

Krejt në fund të dy skuadrat kishin dhe nga një rast, por që gola të tjerë nuk kishte.

Portugalia me 6 pikë mbetet e para, ndërsa Gjeorgjia me 4 pikë kalon tutje, si nja nga më të mirat në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori