LAJMI I FUNDIT:

Barazim pa gola mes Belgjikës dhe Ukrainës, belgët kalojnë tutje

Barazim pa gola mes Belgjikës dhe Ukrainës, belgët kalojnë tutje

Belgjika ka kaluar në mesin e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi pa gola me Ukrainën në kuadër të Grupit E.

Belgët e nisën më mirë ndeshjen, duke kërkuar golin e epërsisë, por që nuk ia doli.


Mundësinë e parë serioze e krijoi Kevin De Bruyne, por goditja e tij shkoi afër shtyllës së djathtë.

Ukraina rrezikoi me anë të Roman Yaremchuk (42’), që harkoi në zonë, derisa Artem Dovbyk nuk arriti të gjuante.

Në 45 minutat e dytë, ishte sërish Belgjika që e nisi vrullshëm, por pa ndonjë efekt.

Ukrainasit filluan të tregonin më shumë nga loja e tyre, pasi vetëm fitorja do t’ua siguronte kalimin tutje.

Belgët rrezikuan me anë të Yannick Carrascos në minutën e 73-të, ndërsa Turbin bëri një pritje bravuroze.

Dy minuta më vonë, Dovbyk lëshoi një mundësi të artë shënimi, duke mos arritur të realizonte nga afër.

Ruslan Malinovsky (82’) ishte afër të realizonte golin e Euro 2024 kur goditi nga rivënia prej këndit, por portieri i Belgjikës ia doli ta mbante topin jashtë portës së tij me shumë mund.

Rumania e mbyll si lider i Grupit E falë golaverazhit më të mirë, pasi që të katër kombëtaret arkëtuan nga katër pikë, ndërsa tutje kalojnë edhe Belgjika dhe Sllovakia. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori