LAJMI I FUNDIT:

Ylber Ramadani, histori suksesi te Shqipëria për Euro 2024 – këto dy statistika e konfirmojnë

Ylber Ramadani, histori suksesi te Shqipëria për Euro 2024 – këto dy statistika e konfirmojnë

Shqipëria u ndal në fazën e grupeve në Euro 2024, por paraqitjet e kuqezinjve u vlerësuan lartë, pasi kishte një grup shumë të vështirë me emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Njëri prej lojtarëve më të dalluar në fushë ishte mesfushori që luan në Serie A te Lecce, Ylber Ramadani.


Të mërkurën FSHF-ja ka publikuar disa statistika të tij, ku ai ishte prej më të dalluarve, sidomos në dy statistika.

Mesfushori startoi në të tri ndeshjet e Kampionatit Evropian, duke qenë prej më të besuarve të përzgjedhësit Sylvinho.

Ramadani në këto ndeshje kishte saktësi të pasimeve prej 94,34 për qind, një statistikë e jashtëzakonshme.

Statistikat e lojtarëve të Shqipërisë në Euro 2024: Kush vrapoi më shumë e më shpejtë, cili kishte pasime më të sakta dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Statistikat e lojtarëve të Shqipërisë në Euro 2024: Kush vrapoi më shumë e më shpejtë, cili kishte pasime më të sakta dhe gjithçka tjetër

Ai ka vrapuar plot 29.69 kilometra përgjatë tri ndeshjeve, më shumë se çdo lojtar kuqezi në Euro 2024.

Ramadani ishte lider i Shqipërisë në të dy këto elemente të lojës, duke luajtur plotë 265 minuta.

Mesfushori i njohur karrierën si profesionist e nisi te Ferizaj, për të luajtur pastaj te Prishtina e Drita, para se të kalonte te Partizani.

Ai bëri karrierë në Danimarkë te klubi Vejle BK, në Hungari te MTK Budapest dhe Skoci te Aberdeen. Hapin e madh e bëri vitin e shkuar kur në verën e vitit 2023 kaloi te Lecce në Serie A, duke u kthyer në lider të mesfushës tek ky klub. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori