LAJMI I FUNDIT:

Millanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe

Millanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka konfirmuar para gazetarëve se do të kandidojë për një mandat tjetër si presidenti i Kroacisë.

I pyetur se kur do  të shpallë kandidaturën e tij, Millanoviq u përgjigj shkurt: “ja tani”, duke hequr të gjithë dilemat nëse do të jetë sërish në garë, transmeton Telegrafi.

“Pres mbështetjen e SDP-së, do të më duhet, për një sërë arsyesh, që të mos më grabisin. Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe nga të gjithë kandidatët e mundshëm, por sigurisht kjo nuk është asnjëherë vendimtare, nuk duhet të jetë as tani”, tha Milanoviq.


“Përsëri kandidoj për president të Republikës së Kroacisë, kam njohuritë dhe përvojën më të madhe nga të gjithë kandidatët e mundshëm dhe edhe pse kjo nuk është gjithmonë vendimtare”, shkroi ai më pas edhe në rrjetin social Facebook.

Ishte folur prej kohësh së Millanoviq do të rikandidojë, por se deri më sot nuk ka patur ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori