LAJMI I FUNDIT:

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Nga zjarri që kaploi disa vetura mëngjesin e hershëm të së mërkurës në një parking në Prishtinë, 30 persona kanë marrë tretman mjekësorë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.


Ai tha se nga zjarri i veturave kompleksi banesor ishte përfshirë nga tymi, e kjo kishte shkaktuar edhe panik tek qytetarët.

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësorë
Lexo po ashtu Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësorë

“Nga djegia e këtyre veturave kompleksi i objekteve LESNA kryesisht hyrja nr. 2 ishte përfshirë në tym dhe si pasojë kishte edhe panik tek qytetarët, mirëpo me iniciativën tonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kemi arrit me i qetësu ata dhe bazuar në prioritete afërsisht 30 prej tyre kryesisht të moshuar, gra shtatzëna, persona me probleme shëndetësore dhe fëmijë i kemi evakuuar nga ndërtesa dhe ofruar tek Urgjenca Mjekësore”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, tre vetura janë djegur tërësisht dhe dy të tjera pjesërisht si pasojë e zjarrit i cili ndodhi rreth orës 01:16 në një parking nëntokësor në Prishtinë.

Ai tha se në mesin e veturave të djegura tërësisht është dhe një veturë zyrtare.

“Informata për zjarr në një parking nëntokësor është marrë në ora 01:16. Pasi kemi marrë lajmin nga Policia  e Kosovës se në vendin e lartcekur kemi një zjarr në një parking nëntokësor, kemi dalë në vendin e ngjarjes.

Me të filluar operacionin pamë se në zjarr janë përfshirë tri vetura, në mesin e tyre dhe një veturë zyrtare të cilat janë djegur pothuajse tërësisht, si dhe janë dëmtuar pjesërisht dy vetura të tjera”, ka thënë Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar

Lajme
Hapja e rrugës Thumanë-Kashar, Rama: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu

Hapja e rrugës Thumanë-Kashar, Rama: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kosova dhe Serbia ende larg njëra-tjetrës në dialog, Borrell njofton për takimin e radhës në Bruksel

Kosova dhe Serbia ende larg njëra-tjetrës në dialog, Borrell njofton për takimin e radhës në Bruksel

Lajme
Dyshohet për abort të paligjshëm në QKUK – arrestohen dy persona

Dyshohet për abort të paligjshëm në QKUK – arrestohen dy persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori