Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Danimarka e siguroi kualifikimin direkt në fazën me eliminim të Euro 2024 pas barazimit të tyre me rezultat 0-0 me shtetin gjenocidal, Serbia, dhe matematikat mbrapa kësaj janë të jashtëzakonshme.
Ky barazim ishte i mjaftueshëm që danezët të përfundojnë mbi Slloveninë e vendit të tretë, të cilët po ashtu barazuan me rezultat 0-0 ndaj Anglisë në Koln.
Barazimi i Anglisë bëri që ata ta përfundojnë grupin me pesë pikë dhe të kualifikohen si lider me Danimarkën të dytën dhe Slloveninë të tretën.
Danimarka dhe Sllovenia nuk mund të ndaheshin në pikët e fituara, pasi të dy ekipet kombëtare kishin marrë tri pikë pas tri ndeshjeve të luajtura.
Këto tri barazime kishin bërë që të dyja të kishin po ashtu goldallimin e njëjtë dhe numrin e njëjtë të golave të pësuar (dy) – dy metrikat kryesore të UEFA-s për të përcaktuar se kujt i takon pozita më e lartë.
UEFA pastaj shikon numrin e kartonëve të verdhë, por të dyja ekipet kombëtare kishin regjistruar numrin e njëjtë të kartonëve të verdhë gjatë tri ndeshjeve (gjashtë kartonë).
Sipas gazetarit Will Jeanes, Danimarka përfundoi e dyta për shkak të pozitës më të lartë në renditjen e kualifikueseve për Kampionat Evropian.
Çuditërisht, Danimarka dhe Sllovenia ishin pozicionuar në të njëjtin grup kualifikues dhe të dyja e kishin përfunduar me nga 22 pikë.
Për ta bërë këtë rast edhe më të jashtëzakonshëm, rekordi i tyre i golave ishte po ashtu shumë i ngjashëm.
Danimarka shënoi 19 gola në krahasim me Slloveninë që shënoi 20, por kjo e fundit pësoi nëntë gola në krahasim me 10 sa pësuan danezët.
Por teksa Sllovenia kishte goldallimin më të mirë, vendi i dytë i takoi Danimarkës për shkak të ndeshjeve kokë më kokë mes dy ekipeve kombëtare.
Danimarka kishte marrë katër pikë nga dy ndeshjet me Slloveninë, duke fituar njërën me rezultat 2-1, ndërsa Sllovenia kishte marrë vetëm një pikë.
Është interesante se nëse këto skuadra do të kishin luajtur me njëra-tjetrën në xhiron e fundit të grupeve në Euro 2024 dhe do të kishin luajtur baras, atëherë do të shkonin në penallti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij
Mourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
FC Magdeburg ishte lider në Bundesliga 2 pa fitore si vendas, shanset që kjo të ndodhë janë kaq të pakta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova