Presidenca e Bidenit i ka zgjatur dhe i ka thelluar konfliktet në Evropën Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor. Në linjë me pararendësit e vet, kjo presidencë u gjend e papërgatitur për sa i përket ndjekjes agresive të agjendës ekspansioniste “bota ruse” nga ana e Moskës apo edhe ekuivalentes së saj serbe. Kjo presidencë nuk arriti ta pengojë agresionin, prandaj tani është përgjegjëse për pasojat.
Edhe pse shërbimet e inteligjencës amerikane e kishin zbuluar paraprakisht se pushtimi i armatosur i Ukrainës, në shkurt të 2022-it, nga Rusia ishte i pashmangshëm, politikëbërësit nuk mundën t’ia siguronin në kohë Kievit të gjitha armët e nevojshme për të mposhtur pushtuesin.
Qasja jo e drejtë e ShBA-së bazohej në dy supozime që nuk qëndronin. Së pari, zyrtarët ishin të bindur se Moska do të kërkonte një “shteg” të dilte nga lufta për shkak të dënimit që mori ndërkombëtarisht si dhe prej sanksioneve që i dëmtonin ekonominë.
Dhe, së dyti, politikëbërësit arritën në përfundimin se t’i jepnin Ukrainës armë moderne më vdekjeprurëse do të çonte në “përshkallëzim” të situatës dhe kjo do ta bënte Moskën të sulmonte Perëndimin ose të përdorte armë taktike bërthamore kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, Moska i konsideronte sanksionet, që ishin relativisht simbolike, si dobësi nga ana e Perëndimit dhe furnizimin e ngadaltë me armë të Ukrainës si frikë të Perëndimit prej Rusisë.
Aftësitë luftarake dhe përshtatja ushtarake të Ukrainës e habitën Shtëpinë e Bardhë, e cila priste që Kievi të kërkonte armëpushim, duke pasur parasysh potencialin e supozuar dërrmues të ushtrisë ruse. Në vend të kësaj, Ukraina demonstroi se një komb i vendosur për të mbijetuar dhe ruajtur shtetësinë e tij nuk mund të mposhtet lehtë, veçanërisht nga një shtet imperialist dhe thellësisht i korruptuar si Rusia.
Gjithsesi, ekipi i Bidenit vijoi t’ia ndalonte Ukrainës përdorimin e armëve perëndimore për të shkatërruar objektivat ushtarake brenda Rusisë. Kjo është sikur t’ia ndaloje Uashingtonit të mundohej për eliminimin e Osama bin Ladenit në Pakistan, pas sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaeda në territorin amerikan. Kjo i dha Moskës mundësinë të grumbullonte forcat e veta për sulme të reja në territorin ukrainas dhe të vijonte me bombardimet e përditshme terroriste të qyteteve të Ukrainës.
Pra, lufta u zgjat nga mungesa e largpamësisë së ShBA-së dhe nga frika e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë. Në realitet, Moska nuk është në gjendje të intensifikojë armiqësitë duke sulmuar NATO-n në një luftë të mirëfilltë. Provokimet dhe paralajmërimet e saj për vijat e kuqe kanë rezultuar të pabazuara.
Përkundrazi, Rusia veçse arrin të përfshihet në kombinimin e zakonshëm të operacioneve për ndikim, korrupsionit financiar dhe sabotimeve që kanë për qëllim të përçajnë demokracitë perëndimore dhe të ulin vendosmërinë e tyre për të ndihmuar Ukrainën. Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit e ka kuptuar se të pengosh Kievin për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë është joproduktive dhe shton viktimat civile.
Kjo politikë për shmangien e rrezikut po ndryshon ngadalë, por, sidoqoftë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së dhe drejtori i CIA-s duhet të heqin dorë nga perceptimet e vjetruara mbi fuqinë e Rusisë, çfarë pengon Ukrainën të arrijë më shumë fitore dhe të çlirojë territorin e vet.
Strategjia e Administratës Biden në Ballkanin Perëndimor është, haptazi, një dështim edhe më i madh. Paqëtimi i qeverisjes së Vuçiqit i ka intensifikuar ambiciet e Beogradit, i ka ftohur aleatët e Amerikës në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi dhe ka ndihmuar që t’i çelet rruga ndikimeve përmbysëse ruse dhe kineze.
Në rajon, Uashingtonit i besohet më pak se ndonjëherë në historinë e kohëve të fundit, ndërkohë që strategjia e paqëtimit ka zhbërë shumë nga progresi I arritur që nga rënia e Jugosllavisë në vitet 1990.
Ambasadorët dhe të dërguarit specialë të Bidenit në Ballkanin Perëndimor kanë inkurajuar ambiciet e Beogradit duke bërë lëshime për sa i përket njohjes së integritetit shtetëror të Kosovës dhe Bosnjës. Beogradi parasheh se koha punon në favor të tij për sa i takon rivendosjes së hegjemonisë rajonale të Serbisë. Kjo e ka inkurajuar edhe Republikën Srpska të Dodikut të kërcënojë me shkëputje dhe të masë reagimet perëndimore.
Po ashtu, ka inkurajuar politikanët nacionalistë serbë në Mal të Zi që të kalojnë agjendat e veta në parlament. Të gjithë këta lojtarë politikë janë të idesë se ShBA-ja do të jetë gjithnjë e më e preokupuar me krizat në të tjera rajone dhe, pas zgjedhjeve presedenciale të nëntorit në Amerikë, do t’i kushtojë më pak vëmendje Ballkanit Perëndimor.
Ata gjithashtu besojnë se njësoj si në rastin e politikave të ndjekura ndaj Rusisë, Uashingtoni do të jetë i kujdesshëm që të mos e polarizojë Serbinë nga frika se mos kjo provokon një tjetër konflikt të armatosur në Evropë.
Frika joracionale nga përshkallëzimi i konfliktit – fobia e përshkallëzimit – është kthyer në një mjet (presioni) psikologjik që përdoret si nga Moska ashtu edhe nga Beogradi për të dobësuar vendosmërinë e ShBA-së dhe për të fituar avantazhe për politikat e tyre ekspansioniste.
Në të vërtetë, frika e tepruar prej provokimit të konfliktit të armatosur ka pikërisht efektin e kundërt të asaj që synohet, sepse kundërshtarët do ta ushqenin qëllimisht këtë frikë në mënyrë që të ndjekin objektivat e tyre jo fort të shqetësuar se mund të përballen me pasoja.
Që një superfuqi të mbizotërojë, ajo duhet të jetë në gjendje të çlirohet nga çfarëdo frike e pabazë, të përllogarisë saktë fuqinë e vet dhe të shfrytëzojë dobësitë e kundërshtarëve të saj. Kur ndonjë administrate i mungon vizioni dhe qartësia mbi objektivat e saj për sigurinë ndërkombëtare, atëherë ajo nuk mund të zhvillojë një politikë efektive për t’i arritur ato. /Gazeta “Dita”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-91-780x439.jpg)
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë