Nga: Visar Zhiti
Jam goxha i sigurt se
kur për herë të parë
është takuar me njeriun
trëndafilit i kanë dalë
gjembat.
Shkruan poeti Xhevdet Bajraj dhe sa herë e lexoj këtë poezi befasuese, fërgëlloj së brendshmi. Shoh trëndafilin – metaforë e diçkaje qenësore të vetvetes, gjemba që nuk sulmojnë, por janë nën petalet e ndjenjave, duan të mbrojnë …
E gjithë poezia e Xhevdet Bajrajt kështu është, e tillë, një trëndafil që na zgjatet vazhdimisht, del nga librat e tij, por kaq bukur e shpërndan dhe gruaja e tij, Vjollca Bajraj …
Kam shkruar: Vërtet poeti Xhevdet Bajraj mbetet një luftëtar shpirtëror i fuqishëm, këtë mund të them që në fillim, që s’e duroi dot luftën ku tmerrshëm vriten njerëz dhe ëndrra dhe poezia e jetës … dhe iku nga Kosova e tij, larg, sa më larg, në Meksikë, me gruan dhe fëmijët, të shpëtonte jetën sa më shumë … duke mbartur gjuhën amë dhe frymë-Zi-min … ashtu si dhimbjet mbi shpinë dhe kujtimet që rëndojnë, rëndojnë … E pritën si poet në Meksiko-Siti dhe tani ai ka studentët e tij që e duan atje, lexuesit e shumtë të cilëve ua dha poezinë dhe në gjuhën spanjolle … miqtë … imazhet … hardhinë në prag … gotat me verë … sombrerot … macet … bibliotekat … kujtesa e tij është plot me Kosovë … Poezitë i lexohen dhe në rrugë, i janë kushtuar dhe koncerte të mëdha, konferenca, takime … po përkujtohet dhe në Kosovë, në vendlindje, atje veç datëlindjen i dinë, se ai është përherë poet i tyre…
Shoh si e ka gdhendur fjalën, ashtu si drurin, pak ashpër, por natyrshëm dhe sa dhemb, sa dhemb … si mishi i jetës … dhe sa dinjitoz është ai në dhembjen e tij … ndërkaq fjalë-urtë si malësorët, i madhërishëm së brendshmi … i kultivuar dhe me poezinë e madhe latine, evropiane ashtu si me eposin e popullit të tij dhe befas ashtu na u përshfaq: aq sa poet tradicional, po aq dhe modern, krejt i veçantë, i ëmbël do të thosha deri në hidhësi dhe i hidhur deri në ëmbëlsi, gdhendës i duruar dhe parak, e them sërish, gjithsesi antologjik.
E shfletoj me ëndje, larg dhe unë. Librat na i dha zonja e tij, doktoreshë Vjollca Bajraj, muza e tij, tani e përkushtuar pas poezisë së Xhevdetit, me mision përhapjen e tyre … si trëndafila gjaku …
Fjalë të tilla po i thoshim Vjollcës, teksa ajo na shkruante përkushtimin në librat e të shoqit – hija e saj është vetë vazhdim i asaj poezie. Ishim bashkë Eda ime dhe unë dhe miqtë tanë, Taip Bes Hiri dhe Xhabir Alili, kishim ardhur ta takonim në nderim të poezisë se Xhevdet Bajrajt. Shëtitëm rrugëve të Çikagos duke folur me adhurim për atë …
Duhej të ishte mes nesh … U bënë dy vjet sot që ka ikur … Mungesën e mbush po vetë – kam shkruar – me prani hyjnore, me atë poetiken …
Ndërkaq rrugëve u ndezën dritat si trëndafila të tij, petale gjaku vezullonin …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker