LAJMI I FUNDIT:

Franca zhvilloi ndeshje miqësore me klubin gjerman për të shikuar situatën e Mbappe, sulmuesi shënoi dhe asistoi

Franca zhvilloi ndeshje miqësore me klubin gjerman për të shikuar situatën e Mbappe, sulmuesi shënoi dhe asistoi

Kylian Mpappe ka nisur numërimin mbrapsht përpara ndeshjes së datës 25 qershor, ku Franca luan kundër Polonisë në ndeshjen e fundit të grupit D.

Les Bleus luajnë për vendin e parë së bashku me Holandën, e cila përballet me Austrinë, ku të dyja janë lider me pika të njëjta.

Objektivi është rikuperimi i Mbappes, i cili ishte jashtë kundër Holandës. Franca të shtunën zhvilloi një ndeshje miqësore kundër ekipit të Paderbornit U 21, ku luajtën lojtarët që po marrin pjesë më pak në këtë Euro 2024.


Franca ka mbetur pa gol në Euro 2024 dhe po pret Mbappen ndaj Polonisë
Lexo po ashtu Franca ka mbetur pa gol në Euro 2024 dhe po pret Mbappen ndaj Polonisë

Në këtë qytet të vogël gjerman Franca ka kampin e saj bazë, ndërsa Paderborni ka klubin që merr pjesë në Bundesliga 2.

Edhe pse lojtarët rivalë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes kur përballen me Mbappen, testi ka qenë i kënaqshëm, ku sulmuesi për 60 minuta shënoi dy herë dhe asistoi dy herë.

Franca stërvitet në Paderborn dhe ideja është që Mbappe tashmë ka filluar të integrohet në dinamikën e grupit me maskën e tij që mbron frakturën e hundës që pësoi në ndeshjen e parë kundër Austrisë.

Pa Kylian Mbappe, Les Bleus nuk mund të shkojnë më shumë se një barazim dhe brenda grupit duket qartë se prania e lojtarit të ri të Real Madridit i bën ata më të mirë në fushë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori