LAJMI I FUNDIT:

Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës ende kryeson përpara zgjedhjeve

Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës ende kryeson përpara zgjedhjeve

Partia e ekstremit të djathtë të Francës, Tubimi Kombëtar (RN) dhe aleatët e saj shihen duke udhëhequr raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të vendit me 35.5 për qind të votave, sipas një sondazhi të publikuar të dielën, shkruan Reuters.

Sondazhi Ipsos – i kryer për gazetën Le Parisien dhe Radio France në 19-20 qershor – tregoi aleancën e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NPF) në vendin e dytë me 29.5 për qind të votave.

Aleanca centriste e presidentit Emmanuel Macron, u pa në vendin e tretë, duke fituar 19.5 për qind të votave. Shkalla e pjesëmarrjes shihet në mes 60 dhe 64 për qind, që do të ishte shumë më e lartë se 47.5 për qind e parë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në qershor 2022.


Kryesimi i RN në sondazhet përpara zgjedhjeve që do të zhvillohen në dy raunde, më 30 qershor dhe 7 korrik, nuk ka gjasa të fitojë një shumicë absolute, transmeton Telegrafi.

Në një sondazh të veçantë të Ipsos, të publikuar nga Financial Times, Tubimi Kombëtar shihet si më i besueshmi kur bëhet fjalë për menaxhimin e ekonomisë dhe financave publike.

Sipas sondazhit, 25 për qind e të anketuarve i besojnë më shumë RN-së së Marine Le Pen për të marrë vendimet e duhura për çështjet ekonomike, kundrejt 22 për qind për Frontin e Ri Popullor dhe 20 për qind për aleancën e Macron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori