LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë

Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestuarve, Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Idriz Hajrizi që dyshohen për fajde, detyrim dhe rrëmbim.

Mbrojtësi i Hajrizit, avokati Migjen Mekaj ka konfirmuar se gjykata ka vendosur t’i lë në paraburgim katër të dyshuarit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Pejës kishte kërkuar masën e caktimit të paraburgimit ndaj Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Idriz Hajrizi që dyshohen për fajde, detyrim dhe rrëmbim.


Propozimin për masën e paraburgimit, Prokuroria e ka kërkuar për shkak se ekziston edhe rreziku i arratisjes, për shkak se të pandehurit Irfan dhe Valbona Pakashtica gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore kishin planifikuar që të largoheshin nga Republika e Kosovës, të shisnin pasurinë dhe të shpërnguleshin jashtë, e po ashtu edhe i pandehuri Idriz Hajrizi, për një kohë kishte jetuar jashtë Kosovës.

Andaj sipas kërkesës lënia e në liri thuhet se ekziston mënyra e arratisjes së tyre dhe pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, e si dhe ndikimin në dëshmitarë dhe asgjësimin e provave.

Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Prokuroria ka kërkuar të caktohet paraburgimit për shkak se janë plotësuar kushtet e parapara sipas dispozitave ligjore që të pandehurit Valbona, Anes dhe Irfan Pakashtica që dyshohen për “fajde”, “detyrimi”, dhe “rrëmbimi”, ndërsa i pandehuri Idriz Hajrizi dyshohet për ‘detyrim.

Nga kërkesa thuhet se ishin plotësuar kushtet themelore për ekzistimin e bazuar se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale të cekura sipas vendimit për fillimin e hetimeve dhe zgjerimin e hetimeve./BetimiperDrejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori