LAJMI I FUNDIT:

“Williams dhe Yamal të jashtëzakonshëm, por ne duam fitore ndaj Spanjës” – Balliu flet për ndeshjen vendimtare në mediat spanjolle

“Williams dhe Yamal të jashtëzakonshëm, por ne duam fitore ndaj Spanjës” – Balliu flet për ndeshjen vendimtare në mediat spanjolle

Në një intervistë për Marca, mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, ka thënë se ndaj Spanjës do të jetë shumë e vështirë, ndërsa shtoi se një rëndësi të veçantë do të ketë edhe leximi dhe momentet e ndeshjes.

Shqipërisë i duhen tre pikët në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Spanjës për të vijuar ëndrrën në Euro 2024.

Një mision i vështirë, por jo i pamundur sidomos për faktin se tashmë spanjollët e kanë siguruar kualifikimin dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me disa ndryshime.


Balliu që lindur në Spanjë dhe shumë vonë pas ftesës së FSHF-së iu bashkua kuqezinjve, ka folur rreth ndeshjes vendimtare.

“Nico Williams dhe Lamine Yamal janë të frikshëm, janë dy të “paturp” në fushën e lojës. Nuk rreshtin së kërkuar, insistuari. Ndoshta nuk ia dalin të të kalojnë në një apo dy raste, por të mbajnë në tension gjatë gjithë kohës sepse mbrojtësi e di që ata nuk dorëzohen”.

“Ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e pashë me shokët e kombëtares. Ata më bënë shumë pyetje për lojtarët spanjollë, sidomos për Nico Williams sepse Lamalin e njohin pak më tepër. Por, ua bëra të qartë se çfarë niveli kanë këta dy lojtarë”.

“Nuk e di nëse mund të konsiderohet një avantazh që një pjesë e titullarëve nuk do të jenë nga minuta e parë me Shqipërinë, Spanja ka nivel shumë të lartë dhe ata të stolit nuk kanë diferenca. Aty ka emra si Dani Olmo, Ferran Torres apo Ayoze Perez. E patë sa punë i hapi Italisë ky i fundit?”

“Megjithatë, ne si Shqipëri na duhet vetëm fitorja, është e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar pas dy ndeshjeve të para. Do të na duhet të rreshtohemi shumë mirë dhe t’i mbyllim hapësirat Spanjës, nuk duhet të mendojmë për një rezultat tjetër veç fitores, por duhet ta lexojmë ndeshjen në mënyrën e duhur”.

“Do t’i them presidentit të federatës që nëse spanjollët sillen mirë në fushë, atëherë t’i ftojë të kalojnë disa ditë pushimi në plazhet spektakolare në jugun e Shqipërisë”.

“E dimë që do të jetë një sfidë e madhe për të mposhtur Spanjën, një nga skuadrat më të mira të Euro 2024. E sigurt është vetëm që do të fitojmë në tribuna, në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur me kombëtaren kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme. Mbështetja e tifozëve këtu në Gjermani është e madhe”, ka thënë Balliu për Marca.

Mbrojtësi i djathtë, tani 32 vjeçar ka zhvilluar 12 ndeshje me fanellën kuqezi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Përfaqësueset
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Përfaqësueset
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Përfaqësueset
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Përfaqësueset
Kalo në kategori