LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në Hamburg, Gjeorgjia dhe Çekia ndahen në paqe

Nuk ka fitues në Hamburg, Gjeorgjia dhe Çekia ndahen në paqe

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 dueli mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke në Euro 2024, e vlefshme për Grupin F.

Çekia e nisi furishëm takimin duke rrezikuar në dy raste seriozisht portën e Gjeorgjisë, por Mamardashvili nuk lejoi që të mposhtej.

Adam Hlozek dhe Patrik Schick ishin të parët që rrezikuan portën e gjeorgjianëve, megjithatë rezultati mbeti i barabartë.


Hlozek arriti që të shënojë për 1-0 në minutën e 23-të, por VAR-i e anuloi golin për prekje të topit me dorë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Gjeorgjia arriti ta fitojë një penallti të cilën e shndërruan në gol. Georges Mikautadze shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 Gjeorgjisë duke shënuar në cepin e djathë të portierit çek.

Në pjesën e dytë, Çekia reagoi shpejtë duke barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Patrik Schick (59’) i cili u gjend mirë në zonë duke shfrytëzuar një top të kthyer për të realizuar gol.

Deri në fund të takimit çekët dominuan pothuajse gjatë tërë kohës por nuk ia arritën ta shënojnë golin e fitores për shkak të pritjeve të njëpasnjëshme të Mamardashvilit.

Pas këtij takimi të dy ekipet kanë të grumbulluar vetëm nga një pikë, teksa ndeshjen e fundit të grupeve Gjeorgjia do ta luajë ndaj Portugalisë, ndërsa Republika Çeke do të ketë punë me Turqinë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori