LAJMI I FUNDIT:

U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

Një 29 vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u sulmua fizikisht nga tre burra të cilët presupozohet të ishin më të rëndësishmit e jetës së saj, por në fakt rezultuan të ishin dhunuesit e saj, aq sa t’i rrezikonin jetën.

Ajo u sulmua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ngjarja ndodhi në banesën e saj ku jetonte së bashku me prindërit.


Top Channel mëson se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj.

Një 29-vjeçare në Vlorë rrahet nga babai, vëllai dhe i fejuari
Lexo po ashtu Një 29-vjeçare në Vlorë rrahet nga babai, vëllai dhe i fejuari

Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari, por dhe nga babai i saj dhe vëllai.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. Tre burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës.