LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhë nëse Danimarka dhe Anglia përfundojnë me numër të njëjtë të pikëve në Euro 2024

Çfarë ndodhë nëse Danimarka dhe Anglia përfundojnë me numër të njëjtë të pikëve në Euro 2024

Pas barazimit zhgënjyes të Anglisë me rezultat 1-1 ndaj Danimarkës të martën, janë rritur gjasat që dy ekipet ta përfundojnë fazën e gruepve me numër identik të pikëve.

Ekipi i Gareth Southgate mori një epërsi të hershme ndaj danezëve me anë të Harry Kane i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Kyle Walker.

Sidoqoftë i shpejtë ishte reagimi i Danimarkës të cilët arritën që të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të një super goli të shënuar nga Morten Hjulmand nga një distancë prej 25 metrash.


Që prej momentit të golit të barazimit Anglia nuk arriti ta menaxhojë mirë ndeshjen dhe mund të konsiderohen me fat që ia dolën të marrin të paktën një pikë nga ky takim.

Teksa ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur në grupe, ajo që shihej si e pamundur para fillimit të kësaj gare tani mund të “vihet në jetë”, pasi Anglia dhe Danimarka mund ta përfundojnë fazën e grupeve me numër identik të pikëve.

Në ndeshjen e fundit nëse Anglia barazon 1-1 me Slloveninë dhe Danimarka mposht me rezultat 1-0 Serbinë, atëherë të dyja ekipet do të kishin numrin e njëjtë të pikëve, goldallimin e njëjtë dhe numrin e njëjtë të golave të shënuar.

Megjithatë, UEFA ka menduar edhe për këtë skenar dhe tashmë ka vendosur se në rast se ndodh kjo do të merren për bazë numri i kartonëve të verdhë dhe të kuq.

Për fat të mirë të Anglisë, është Danimarka ajo e cila momentalisht numëron katër kartonë të verdhë krahasuar me vetëm një të “Tre Luanëve, andaj ata do të kualifikoheshin edhe në rast se skenari që përmendëm më lartë bëhet realitet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori