LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Italisë e kanë të ndaluar të mbajnë një numër specifik në fanellat e tyre

Lojtarët e Italisë e kanë të ndaluar të mbajnë një numër specifik në fanellat e tyre

Pensionimi i numrit të fanellës është diçka e rrallë në futboll, ndërsa shpeshherë ekipet e bëjnë këtë për të nderuar një lojtar të famshëm pas vdekjes së tij.

Numri gjashtë ishte pensionuar nga West Hami në vitin 2008 për të nderuar mbrojtësin legjendar Bobby Moore 15 vite pas vdekjes së tij.

Ndërkohë, Birminghami e kishte marrë vendimin e pazakontë për të pensionuar numrin 22 për të nderuar talentin e tyre të ri Jude Bellingham para transferimit të tij tek Borussia Dortmund në 2020.


Në 2001, kombëtarja e Argjentinës e kishte pensionuar numrin 10 për të nderuar Diego Maradonën, por ishin detyruar nga FIFA që ta tërheqin këtë vendim një vit më vonë në Kupën e Botës 2002.

Sidoqoftë, pas një kampanjë të suksesshme në Kupën e Botës 2022, presidenti i kombëtares së Argjentinës, kishte njoftuar se numri 10 do të pensionohej sërish sapo Lionel Messi t’i jap fund karrierës së tij me kombëtare.

Vitin e kaluar, Federata e Futbollit e Italisë kishte nënshkruar një marrëveshje me qeverinë për të ndaluar lojtarët që të veshin fanellën me numrin 88 për të luftuar antisemitizmin në futbollin italian.

Numri 88 shihet si një referencë e sloganit nazist gjerman, për shkak të lidhjeve të saj me shkronjën H.

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë
Lexo po ashtu Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

“Është një përgjigje adekuate edhe efektive ndaj një paragjykimi të patolerueshëm që ende shumë shpesh shfaqet në stadiumet tona”.

“Antisemitizmi duhet të luftohet fortë, së bashku me gjithçka që ajo përjashton, përbuz dhe diskriminon ndaj çdo qenie njerëzore, çdo grupi dhe çdo minoriteti”.

“Kjo marrëveshje e nënshkruar është vetëm hapi i parë drejt krijimit të një strategjie e cila do të rezultojë në një dokument të ri i cili parandalon dhe lufton të gjitha format e racizmit dhe diskriminimit në sport”, ka thënë Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Ndërkombëtare
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Gary Neville vazhdon kritikat e ashpra për yllin e Chelseat: Me atë në fushë, le t'i harrojnë trofetë

Gary Neville vazhdon kritikat e ashpra për yllin e Chelseat: Me atë në fushë, le t'i harrojnë trofetë

Premier League
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Premier League
Kalo në kategori