LAJMI I FUNDIT:

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë”- deklarohet Mirlind Daku pasi UEFA hapi hetim ndaj tij

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë”- deklarohet Mirlind Daku pasi UEFA hapi hetim ndaj tij

UEFA ka hapur hetim edhe ndaj Mirlind Dakut, sulmuesit të Shqipërisë, i cili do të hetohet për “sjelljen e supozuar të papërshtatshme”, pas ndeshjes me Kroacinë.

Supozohet se Mirlind Daku mori altoparlantin pas ndeshjes dhe drejtoi fjalë të papërshtatshme drejt serbëve dhe maqedonasve.


Sulmuesi ka reaguar sot, duke kërkuar falje nëse ka ofenduar dikë, duke shtuar se këto gjëra ndodhin dhe se e ndjeu obligim moral dhe profesional të kërkonte falje.

“Përshëndetje të gjithëve! Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi””.

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku”, ka shkruar sulmuesi kuqezi.

UEFA nis hetim ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë - po ashtu edhe ndaj sulmuesit Mirlind Daku
Lexo po ashtu UEFA nis hetim ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë - po ashtu edhe ndaj sulmuesit Mirlind Daku

Mbetet të shihet si cili do të jetë vendimi i UEFA-s për sulmuesin, pasi e Federata Maqedonase e Futbollit ka reaguar dhe kërkuar që Daku të dënohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori