LAJMI I FUNDIT:

Vlora Çitaku me kronikë nga Haga: Vizitë Hashim Thaçit

Vlora Çitaku me kronikë nga Haga: Vizitë Hashim Thaçit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vizitoi ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, ku thotë se diskutuan për të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në burgun e Hagës, duke ndarë detaje mbi bisedën e tyre.

Në një postim në Facebook, Çitaku përshkroi atmosferën e zymtë dhe të ftohtë të burgut, teksa theksoi se zhurmat e dyerve të hekura i kujtonin se një pjesë e lavdisë dhe historisë së vendit po mbahet në atë burg.


“Në korridoret e pafundme të burgut në Hagë, atmosfera është e zymtë dhe e ftohtë. Më irritojnë zhurmat e dyerve të hekurta që hapen njëra pas tjetrës. Sikur duan të ma përplasin fytyrës: këtu është e burgosur një pjesë e historisë dhe lavdisë së Kosovës! Pamja, disponimi dhe humori i Presidentit ishte pikërisht ai që prisja të shihja. Në 25 vjetorin e çlirimit, flasim për të kaluarën, betejat e panumërta, që ai dhe shokët e tij i zhvilluan në përpjekjet për liri. Kujtojmë sakrificat e popullit tonë, gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve. Të qindra fëmijëve – ëndrrat e të cilëve u prenë në gjysmë nga një regjim gjenocidal. I tregova edhe për Leotrimin e vogël – i cili u përjetësua në bronz një ditë më parë në Skenderaj.

Biseda kthehet në të tashmen. Përkundër sfidave, Presidenti natyrisht, si gjithmonë, flet me bindje për të ardhmen e ndritur të Kosovës. Vizioni i tij mbetet i qartë. Besimi i tij në popullin tonë, i palëkundur. Pavarësisht hekurave, shpresa dhe aura e tij më mbushin frymëzim”, ka shkruar Çitaku në Faceook.

Çitaku përmendi gjithashtu se kanë diskutuar për Kampionatin Evropian të Futbollit, ku Thaçi mbështet Shqipërinë.

“E pyes edhe për shokët: Kryetarin Veseli, Kryetarin Krasniqi, Rexhep Selimin dhe të tjerët. Nga afër e shoh se si lidhja mes këtyre burrave në Hagë, e krijuar në zjarret e luftës, është shumë e fuqishme. Ata marrin forcë nga njëri-tjetri.  Folëm pak për kampionatin e futbollit. Më tregoi që po e përcjellë aq sa mundet, e kur po ka kohë. E pyeta kënd po e mbështetë? Dihet, më tha”, ka shtuar Çitaku.

“Dielli do të lindë përsëri”, ka theksuar Çitaku, se është mesazhi që Thaçi ia la, përkundër padrejtësive po iu bëhen.

“Koha kalon shumë shpejt. Derisa përgatitem të largohem, në qëndrimin e Presidentit nuk shoh një të burgosur. E shoh një burrështetas, trashëgimia e të cilit nuk mund të njolloset nga askush dhe asgjë. Në dalje e sipër kujtohem për heronjtë dhe të pamposhturit, për qëndrueshmërinë e popullit tonë. Errësira dhe padrejtësia nuk janë të reja për ne. Por me besim, guxim e dinjitet, do t’i tejkalojmë përsëri, ashtu siç bëmë 25 vjet më parë.  Kosova do të bëhet – sepse është ngritur mbi shpatullat e gjigantëve. Presidenti Thaçi më la edhe një herë me një të vërtetë të pamohueshme: Dielli do të lind përsëri!”, ka përfunduar Çitaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori