LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Plenkoviqin gjatë pushimit të pjesës së parë mes Shqipërisë e Kroacisë

Kurti takohet me Plenkoviqin gjatë pushimit të pjesës së parë mes Shqipërisë e Kroacisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e Hamburgut, Peter Tschentscher.

Kurti bëri të ditur se takimi u zhvillua në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes Kroaci – Shqipëri, ndeshje për të cilën tha se përfundoi me rezultat miqësor.


“Në qytetin historik të Hamburgut, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së sotme të futbollit, e cila përfundoi me rezultat miqësor, pata një takim edhe më miqësor me kryeministrin Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e bashkisë, Peter Tschentsher. Sporti dhe marrëniet ndërkombëtare në më të mirën e tyre”, shkroi Kurti.

Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024
Lexo po ashtu Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Shqipëria luajti baras me Kroacinë në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024.

Të parët që kaluan në epërsi ishin kuqezinjtë, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa në pjesën e dytë kroatët për dy minuta e kthyen epërsinë, ndërsa shqiptarët barazuan krejt në fund të takimit për ta marr një pikë të vlefshme nga kjo ndeshje.