LAJMI I FUNDIT:

Goran Rakiq dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosraportim të pasurisë

Goran Rakiq dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosraportim të pasurisë

E plotësuar: Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë Goran Rakiq i cili akuzohej se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, pasi që paraprakisht gjykata aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim prej 3 muajve nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Rakiq nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.


Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë euro i akuzuari Rakiq obligohet që ta paguaj në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Sipas aktgjykimit, nëse i njëjti nuk mund të paguaj dënimin me gjobë atëherë ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.

Po ashtu, i akuzuari Rakiq është obliguar që të paguaj edhe shpenzimet procedurale për aq sa do të llogariten nga gjykata dhe atë shumën prej  100 euro për paushallin gjyqësor.

Aprovohet marrëveshja për pranim të fajësisë mes Prokurorisë dhe ish-ministrit Goran Rakiqit për mosraportim të pasurisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë dhe të akuzuarit Goran Rakiq, i cili po akuzohet se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Pas aprovimit të kësaj marrëveshjes, prokurori i rastit Ali Ajdini tha se dënimi i rekomanduar për këtë rast është dënimi me burgim me kusht ne kohëzgjatje prej 3 muajve, i cili dënim nuk do te ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale dhe dënim me gjobe ne shume prej 1 mije euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, mbrojtësi i të akuzuarit Rakiq avokati, Asdren Hoxha tha se mbeten në tërësi pranë marrëveshjes se arritur në zyrën e prokurorit të shtetit.

Edhe i akuzuari Rakiq tha se mbetet në tërësi pranë deklaratës se dhënë ne prokurori dhe marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet sot pas gjysmë ore.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga 2 maj 2024 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Rakiq, në cilësinë e ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për Deklarim, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve së Lartë Publikë, ashtu që i njëjti edhe pse ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në formularin e deklarimit të pasurisë, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara.

Aktakuza thotë se Rakiq në formularin për deklarimin e pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara për vitin 2020, respektivisht nuk ka deklaruar të hyrat vjetore të përfituara nga funksioni si asistent në Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë dhe funksionin në Ndërmarrjen Publike “Standard” në Mitrovicë.

Me këto veprime, Rakiq po akuzohet se ka kryer veprën penale nga kapitulli i korrupsionit “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave ose dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori