Istogu “thesari” i fshehtë i turizmit në Kosovë, vend ideal për t’u vizituar

Në veriperëndim të Kosovës, shtrihet qyteti i qetë i Istogut, një vend i vogël për nga përmasa gjeografike, por ende i pa eksploruar tërësisht si mundësi e artë turizmi.
Qyteti i Istogut, i njohur ndryshe edhe si Burimi, është një përzierje mes natyrës mahnitëse, kulturës së rrallë dhe historisë tërheqëse, me lumenj të pastër, pamje të hijshme natyrore dhe qetësi të jashtëzakonshme që të jep një ndjesi të veçantë, këtu, në zemër të Ballkanit shkruan Telegrafi.
Si qytet ka një terren të vendosur mes peizazheve të bjeshkëve të larta atraktive dhe pamjeve të lezetshme natyrore që lehtësisht mundësojnë zhvillimin turistik, sidomos atë malor. Me një vizitë të shkurtër përqark qytetit hijelehtë, mund të vërejmë se ky truall është i pasur me bukuri natyrore të rrallë, me vlera të përsosura ekologjike, me florë e faunë, me burime uji e gryka, monumente natyrore, me male, lumenj, ujë të bollshëm e fusha të gjelbëruara magjepse.
Për këtë temë më së miri mund të na tregojë profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Isuf Ibrahimaj që ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Istog, me 44 vite përvojë në arsim si profesor, aktor, i pasionuar pas artit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe ecjes në natyrë. Ai ka rrëfyer për Telegrafin disa detaje nga qyteti i tij i lindjes.
‘’Fillimisht, do të ndalesha tek Burimi i Istogut që ka kapacitet të madh me ujin, pastaj Burimi i Vrellës e deri tek Drini i Bardhë. Kemi pjesën malore, bjeshkët, vende karakteristike dhe atraktive të natyrës, duke filluar nga Mokna (e emërtuar së fundi edhe si Bukuroshja e Ballkanit), vizitohen bjeshkët me radhë duke filluar nga Vojdulli, Maja e Madhe, Kosharishta, Rovica, Radusha, Lugu i Butë, Gurrat e Bardha, Shpellat Binjake në Bajshe, Maja e Korenikut etj”, ka thënë Ibrahimaj transmeton Telegrafi.
Istogu është vend ideal për adhuruesit e aventurave në bjeshkë, për dashamirët e antikitetit dhe turistët që kërkojnë përvoja të reja e të veçanta.
Për turistët e saj, përveç natyrës së bukur piktoreske, vendi ka përgatitur një mundësi të takimit me traditën dhe kulturën frymëzuese, një udhëtim drejt eksplorimeve të reja dhe mikpritje të veçantë në zemër të jetës tradicionale shqiptare.
Vizitorët rrëzë bjeshkëve mund të vështrojnë rrjedhën e Lumit të Istogut, të shfrytëzojnë shëtitoret dhe sheshet e vogla për shëtitje e të thithin ajrin e pastër duke soditur Bjeshkët e Istogut. Ata po ashtu mund të gjurmojnë antikitetin në muzeun dhe bibliotekën e qytetit, të përfitojnë nga ujërat termale të pasura me minerale e veti kuruese, të relaksohen afër vendeve të shkëlqyera për peshkim e relaksim, të vizitojnë kullat e ruajtura ndër dekada, të shohin rrugët, parqet, mullinjtë e vjetër, hambarët e objektet fetare, të vjetra qindra vjeçare.
Kjo zonë njihet qysh në lashtësi për rrjedhën e pasur të ujërave, të lumenjve, përroskave e sidomos burimeve të ujërave termale dhe termo-minerale.
‘‘Po ndërtohen edhe dy rrugë kryesore, që do të lidhin bjeshkët: Rruga Vrellë – Lugu i Butë dhe Syne – Mokën, këto dy rrugë me asfaltimin e tyre do të krijojë një mundësi të mire për turistët. Si aktivitete të radhës janë edhe nga Klubi Alpin ‘’Podguri’’, që organizon në verë e dimër marshe me vizitorë, Kampi ‘’Podguri’’ në Corrovodë ku turistët gjejnë akomodim, furnizime me ushqime – specialitete vendore nga bjeshkatarët, siç është flija e pjekur me saç. Këto organizohen në Alpet Shqiptare në vijën dinarike, rrugë këto që takohen me rrugë tjera edhe jashtë Kosovës’’, u shpreh ai, shkruan Telegrafi.
Kushtet e mira klimatike, toka pjellore, zhvillimi ekonomik i viteve të fundit, atraksionet e shumta natyrore, trashëgimia e ndritshme kulturore, restorantet me ushqime e produkte të freskëta vendore, përvojat relaksuese dhe pamjet spektakolare, janë vetëm disa nga arsyet që Istogu të shndërrohet në një nga destinacionet magnet më të vizituara në Republikën e Kosovës.
‘’Ju them të gjithë vizitorëve, vendorë dhe të huaj, mos hezitoni por dilni në këto bjeshkë, shijoni ato bukuri, me dru gjithfarë llojesh, pisha të larta, livadhe të bleruara me lule, fruta mali, mjedra, dredhëza, boronica, çajëra të ndryshme e bimë mjekuese. Secili vizitorë do të bindet se aty e gjen shëndetin në atë ajër të pastër e hipnotizohet nga gjitha ato bukuri që i gjen aty’’, ka përfundua Isuf Ibrahimaj.
Për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë reale dhe të paharrueshme, për dashamirët e aventurave në natyrë, për entuziastët e sporteve në të gjitha stinët, për eksploruesit e vendeve të reja unike, Istogu, padyshim është një mundësi e artë dhe meriton të quhet si thesar i fshehur i turizmit. /PërparimBlakaj/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker