Anton Andreev, ushtar rus nga regjimenti i 1009-të, ka dhënë një pasqyrë reale të ofensivës ruse në rajonin verior të Ukrainës, përkatësisht në Kharkiv.
Ai pranoi pa ngurrim se njësia e tij është shkatërruar, ku vetëm 12 ushtarë janë akoma gjallë nga 100 sa ishin në fillim, transmeton Telegrafi.
Ata gjetën vetën nën shkëmbim zjarri të vazhdueshëm nga ukrainasit që i godisnin edhe më dronë në Vovchansk, objekti primar i Rusisë në atë rajon.
“Ata thjesht na copëtuan. Na dërgojnë nën breshërinë e plumbave të mitralozave, të sulmeve me dronë, thjesht na përdorin si mish. Komandantët vetëm bërtasin përpara dhe përpara”, tha Andreev në një video-mesazh.
Luftimet janë ndezur pranë qytetit të Kharkiv që kur trupat ruse kaluan kufirin për të hapur një front të ri më 9 maj.
Në javën e parë të ofensivës, trupat ruse kapën rreth 99 milje katrorë të territorit ukrainas – disa nga përfitimet e saj më të mëdha në 18 muaj – duke ngritur pikëpyetje serioze në lidhje me aftësinë e Kievit për të mbrojtur veten.
Por Ukraina ka qenë në gjendje të stabilizojë frontin, duke zbutur frikën e menjëhershme në perëndim se Moska mund të jetë në gjendje të rrethojë Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
“Nuk e di nëse do të dal nga kjo apo jo, por duhet ta them këtë për të nderuar ata që vdiqën si mish këtu për shkak të disa individëve”, tha Andreev në videon e cila u publikua për herë të parë nga Astra dhe e verifikuar nga Guardian.
“Ju ecni nëpër rrugë dhe gjithçka duket se është mirë. Por më pas e gjeni veten në një masakër. Gjatë natës së parë, gjysma e kompanisë vdiq menjëherë”, tha ushtari rus.
Media shtetërore ruse dhe zyrtarë të lartë vazhdojnë të thonë se trupat e saj janë në avancim në drejtim të Kharkivit. Madje Putin ka pohuar se humbjet ruse ishin “sigurisht disa herë më pak se në anën ukrainase” dhe Kremlini gjithashtu ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar që llogaritë të tilla si ato të Andreev të mbahen larg opinionit. /Telegrafi/
The real story from #Russia‘s disastrous attempt to take #Vovchansk, from one of its own soldiers.
Anton Andreev told Astra how only 12 of 100 remained from his company.
Compelling testimony showing how lives mean zero to the Kremlin. pic.twitter.com/ogd3SAn0Qj— Tim White (@TWMCLtd) June 2, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?

"Nuk është fundi i botës nëse SHBA largohet nga NATO", deklaron ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes

"Gaza nuk është në shitje", grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Trump konsideron tërheqjen e trupave nga Gjermania

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja