Policia greke ka çmontuar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.
Gjatë operacionit policor, u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore.
Siç rezultoi nga hetimet, të dyshuarit kishin krijuar një grup kriminal, me role të dallueshme, dhe shfrytëzonin femrat në prostitucion, të cilat i dërgonin në shtëpitë publike në zonën e Metaksurgio, duke përfituar nga një pjesë e të ardhurave.
Madje, për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe funksiononin shtëpitë publike. Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen/mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.
Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohshme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qira si dhe në një shtëpi.
Gjatë operacionit janë arrestuar tre shtetas dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas tjerë shqiptarë.
Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeç si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane nga 31 – 58 vjeç. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Armand Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
Forest City vlen 100 miliardë dollarë, por ai është gati bosh - pse u shndërrua në "qytet fantazmë"
Treni më i ngadaltë ekspres në botë - përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë
Martohet këngëtarja Shkenda Dubova