LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase kanë goditur një aeroport ushtarak në Rusi, duke synuar aeroplanë luftarakë dhe objekte me bomba rrëshqitëse të përdorura për sulme vdekjeprurëse kundër Ukrainës, ka zbuluar një burim sigurie.

Burimi tha se operacioni ishte pjesë e një “fushate të qëndrueshme për të degraduar Forcën Ajrore ruse”, ashtu siç ka bërë Ukraina edhe me flotën ruse të Detit të Zi.

Imazhet satelitore të shpërndara nga burimi, supozohet se tregojnë dy aeroplanë luftarakë-bombardues SU-34 në bazën ajrore Morozovsk në Rusinë jugore, si dhe një strukturë të bardhë përpara sulmit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Një imazh i dytë supozohet të tregojë pasojat, me aeroplanët e shkatërruar.

Mirëpo, deri më tash, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për sulmet nga Ukraina.

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë
Lexo po ashtu Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Burimi ukrainas i sigurisë tha se “sulmet e sakta” të Ukrainës kishin në shënjestër aeroplanët SU-34 dhe “objektet e municionit me bomba rrëshqitëse” në aeroport.

“Objektivat u goditën për të degraduar aftësinë e Rusisë për të kryer sulme ajrore në rajonin verilindor të Kharkiv”, tha burimi në kushte anonimiteti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori