LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në Mekë haxhiu nga Podujeva, BIK ngushëllon familjen

Ndërron jetë në Mekë haxhiu nga Podujeva, BIK ngushëllon familjen

Bashkësia Islame e Kosovës u ka shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit Muharrem Gashi, i cili vdiq në Mekë, ku  këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan për ta kryer haxhin.

Sipas njoftimit të BIK-ut, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së BIK-ut.

“Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!Namazi i xhenazes së rahmetliut do të falet sonte në Qabenë e bekuar me namaz të jacisë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.