LAJMI I FUNDIT:

Të pranishëm në seancë edhe miqtë e Kosovës, Konjufca: 12 qershori është dita e rikthimit të shpresës për qytetarët tanë  

Të pranishëm në seancë edhe miqtë e Kosovës, Konjufca: 12 qershori është dita e rikthimit të shpresës për qytetarët tanë  

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm jam miq të Kosovës, ish-shefi i OSBE-së, Wiliam Walker, lordi George Robertson, ish lideri kroat, Stipe Mesiq e të tjerë tha se 12 qershori i vitit 1999 është dita e rikthimit të shpresës për popullin e Kosovës. 

Konjufca para deputetëve të Kuvendit të Kosovës e të pranishmëve në seancë tha se gati pas një shekulli të sundimit serb, Kosova u çlirua.

“Të shumta janë padrejtësitë, diskriminimet, keqtrajtimet e krimet që u ushtruan mbi popullin shqiptarë nga regjimet okupuese të Serbisë”, tha ai, duke shtuar se regjimi serb kishte për synim shfarosjen e  popullit shqiptarë”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.


I pari i Kuvendit të Kosovës tutje tha se krimet e Serbisë në Kosovë morën përmasa të gjenocidit. Ai tha se politika e shtypjes, dëbimeve e nënçmimit ishte tipar konstant i krejt sistemeve të ish-Jugosllavisë.

“Kur e kremtojnë 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës e kemi domosdoshmëri etike të reflektojmë mbi historinë sepse ajo për popullit tonë ka qenë e vështirë…”, tha ai.

“Prandaj, ta kujtojmë të shkuarën e mos ta harrojmë të vërtetën nuk do të thotë të mos e duam paqen e pajtimin, por ne gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë… ne kujtojmë dhe do të kujtojmë sepse duam padrejtësitë e pushtimi të mos përsëriten kurrë”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori