LAJMI I FUNDIT:

Barcelona synon transferimin e top yllit të Real Sociedadit

Barcelona synon transferimin e top yllit të Real Sociedadit

Barcelona raportohet se po e konsideron nënshkrimin me Mikel Merinon nga Real Sociedadi pasi mesfushori po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës.

Real Sociedadi janë të etur për t’i ofruar Merinos një kontratë të re, por lojtari po vlerëson opsionet e tij.


Ai ka menduar për lëvizjen e tij të radhës tash e disa muaj, por e ardhmja e tij ende ka mbetur në një udhëkryq. Kjo periudhë e pasigurisë natyrisht që ka bërë që disa klube të interesohen për shërbimet e tij, me Barcelonën që po udhëheq garën sipas The Athletic.

Nëse Merino vendos që të mos e zgjas bashkëpunimin me Sociedadin, atëherë një transferim tek Barcelona me një çmim të përgjysmuar mund të ndodhë.

Blaugranasit kanë besim se mund të sigurojnë shërbimet e 27-vjeçarit për 25 milionë euro plus shtesat, përkundër shqetësimeve të vazhdueshme për buxhetin e tyre.

Barcelona i ofron një shkëmbim të çmendur Man Unitedit - tifozët e anglezëve nuk e besojnë
Lexo po ashtu Barcelona i ofron një shkëmbim të çmendur Man Unitedit - tifozët e anglezëve nuk e besojnë

Një ofertë e re raportohet se është në tavolinë nga ekipi bask, por Merino po preferon që ta vonojë vendimin e tij të paktën deri pas përfundimit të Euro 2024.

Merino është bërë një opsion atraktiv për Barcelonën për shkak të aftësisë së tij për të mbuluar disa pozicione në fushë.

Për më shumë, Merino do të ishte një operacion me kosto të ulët në krahasim me objektivat e tjerë si Joshua Kimmich ose Martin Zubimendi.

Kufizimet financiare e kanë dëmtuar gjigantin katalanas shumë gjatë sezoneve të fundit, duke komplikuar aftësitë e tyre për të konkurruar për transferimin e yjeve botërorë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Premier League
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori