LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në Drenas, pesë persona bëhen për spital përfshirë një dëshmitare

Rrahje masive në Drenas, pesë persona bëhen për spital përfshirë një dëshmitare
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:45, në Drenas.


Sipas raportit bëhet e ditur se lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit përfshirë dhe një dëshmitare të kësaj ngjarje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit  pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete. Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri.

“Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe 18 fishekë. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori