LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një serb në Rashkë, media e afërt me Vuçiqin thotë se spiunoi tek autoritetet e Kosovës për 500 euro në muaj

Arrestohet një serb në Rashkë, media e afërt me Vuçiqin thotë se spiunoi tek autoritetet e Kosovës për 500 euro në muaj

Shërbimet serbe të sigurimit në Rashkë kanë arrestuar Dragan Aksentijeviqin, i njohur me nofkën Kiko, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Sipas medias serbe “Kurir”, e afërt me regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, Aksentijeviq njihet si vëllai i ish-nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet hetuese serbe, në gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq ka intensifikuar aktivitetet e inteligjencës dhe subversive me mikun e tij të vjetër Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi.


“Që të dy janë nën urdhëra të drejtpërdrejta të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKK) dhe të strukturave të inteligjencës së Policisë së Kosovës dhe kanë vepruar në zonën e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit”, shkruan portali serb, transmeton Telegrafi.

Ky portal shkruan se Aksentijeviq dhe Vukashinoviq dyshohen se kanë fotografuar dhe filmuar në mënyrë të fshehtë bazat ushtarake dhe policore serbe pranë vijës kufitare me Kosovën si dhe aktivitetet e anëtarëve të strukturave të sigurisë së Serbisë, por edhe kanë përcjellur fshehurazi në zonën e Leposaviqit ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës të nacionalitet serb, që u tërhoqën nga radhët e saj.

Sipas këtij portalin serb, “ata kanë fotografuar edhe ish-pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Serbe, të cilët sipas njohurive të tyre dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikte të armatosura në Kosovë në fund të viteve të 90-ta, dhe të cilët aktualisht janë në pension dhe jetojnë në zonën e Leposaviqit apo në veri të Kosovës”.

Më tej sipas portalit serb, për të dhënat dhe fotot e mbledhura si dhe video-ncizimet që u janë përcjellë autoriteteve të inteligjencës në Prishtinë, ata janë kompensuar në shumën prej 500 euro në muaj.

“Së fundmi ata kanë marrë dhuratë një telefon me cilësi të lartë, me opsione të avancuara për të bërë foto dhe për të zmadhuar fotot”, shkruan portalin serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori