LAJMI I FUNDIT:

Në pyje dhe pa telefona për tri ditë – si ushtruan lojtarët e Anglisë në kampin brutal të Marinës Mbretërore

Në pyje dhe pa telefona për tri ditë – si ushtruan lojtarët e Anglisë në kampin brutal të Marinës Mbretërore

Gareth Southgate ka qenë në krye të Anglisë tashmë pothuajse për një dekadë dhe në ditet e tij të para në krye të “Tre Luanëve”, ai i kishte çuar lojtarët e tij në kampin stërvitor të Marinës Mbretërore.

Southgate mori drejtimin e Anglisë në vitin 2016, duke zëvendësuar Roy Hodgson pas një eliminimi të turpshëm nga Islanda në Euro 2016.


Që atëherë, Southgate ka ndihmuar Anglinë që të kualifikohet në çerekfinale dhe gjysmëfinale të Botërorit të vitit 2018 dhe 2022 respektivisht, e po ashtu edhe si finalist të Euro 2020.

Southgate do të udhëtojë së bashku me Anglinë në Gjermani këtë verë për Euro 2024, me “Tre Luanët” që po cilësohen si favoriti kryesor për ta fituar këtë garë.

Në vitin e tij të parë në krye të Anglisë, Southgate i kishte çuar lojtarët e tij në një kamp stërvitor të aranzhuar nga Marina Mbretërore në vitin 2017.

Lojtarët mbetën të befasuar kur ushtarët e Marinës Mbretërore i kërkuan atyre që të heqin qafe telefonat.

Atyre iu dhuruan uniforma ushtarake në vend të fanellave stërvitore të Anglisë si dhe secili nga ta ishte pajisur me një çantë prej 21kg, e po ashtu ishin lejuar që të bëjnë një telefonatë për t’i treguar familjarëve të tyre se ku janë.

Në këtë udhëtim kishte marrë pjesë edhe kapiten i Anglisë, Harry Kane i cili tha se kjo e përforcoi lidhjen mes lojtarëve.

“E ndihmoi të gjithë ekipin që ta njohin më mirë njëri-tjetrin. Ne nuk kishim telefona për tri ditë dhe po bënim kamping në pyje. Kjo na ka ndihmuar, jo vetëm si ekip. Na ka ndihmuar që të bëhemi më të afërt. Ne kemi bërë kamping dhe ata na kanë mësuar të ndërtojmë tendat tona”.

“Ne u zgjuam më lindjen e diellit dhe menjëherë filluam të ngjiteshim në male me një çantë pas shpinës sonë. Ne kemi pasur edhe pengesa gjithashtu. Ishte kënaqësi, ani pse mendoj që ata i lanë anash disa pjesë të vështira”.

“Ne duhej t’i përcillnim ushtarët, kur ata thonin ‘poshtë’ ne duhet të zvarriteshim në lloç, aty ku kishte gurë dhe jashtëqitje të deleve”, ka thënë Kane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori