LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Arsenalit beson se Arteta nuk ka aftësi t’i udhëheq drejt titullit në Ligën Premier

Ish-legjenda e Arsenalit beson se Arteta nuk ka aftësi t’i udhëheq drejt titullit në Ligën Premier

Ish-legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann, ka vënë në pikëpyetje kredencialet e Mikel Artetas, pasi ish-portieri i njohur “nuk është i sigurt” nëse spanjolli mund ta fitojë ndonjëherë titullin e Ligës Premier. Përkundër përpjekjeve të Artetas për ta transformuar Arsenalin në një kandidat për titull, Lehmann mbetet i pasigurt rreth potencialit të spanjollit për t’i bërë “Topçinjtë” ekipin më të mirë në Angli.

Ata ishin shumë afër që të shpalleshin kampion por në fund dështuan të tregojnë konsistencë në paraqitje dhe iu dorëzoheshin Manchester Cityt të Pep Guardiolës .


Lehmann, i cili ishte një lojtar kyç i ekipit të Arsenalit në sezonin 2003/2004 qe njihen ndryshe si “Invincibles”, beson se Arteta nuk ka se çfarë të kontribuojë më shumë për Arsenalin.

“Arteta ka bërë me të vërtetë mirë për ta ngritur Arsenalin lart, por nëse ai është njeriu i duhur për Arsenalin tani… nuk jam i sigurt. Vitin e kaluar, ata ishin duke udhëhequr, dhe brenda një muaji (prill) ata e humbën (tri barazime dhe një humbje). Kulmi ishte kur Saka e humbi penalltinë ndaj West Hamit dhe në fund përfundoi baras. Ishin dy pikë”, ka thënë Lehmann.

Komentet e Lehmann reflektuan një shqetësim më të thellë për lidershipin dhe personalitetin që i duhet Artetas për ta udhëhequr Arsenalin drejt majave të futbollit anglez.

“Njerëzit që punësojnë trajnerë ndonjëherë nuk e kuptojnë se edhe personaliteti i trajnerit është shumë i rëndësishëm”.

Legjenda e Arsenalit konfirmon bisedimet me Artetën për rikthimin sensacional
Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit konfirmon bisedimet me Artetën për rikthimin sensacional

“Shikojeni personalitetin e trajnerit. A është ai një fitues, ose a është një njeri i mirë i cili ju sjell në një nivel të caktuar dhe pastaj përfundon gjithçka? Brenda një ekipi të futbollit njerëzit menduan të njëjtën gjë për mua, por pastaj ata ndryshuan mendje dhe thanë: Në rregull, ai është një person i vështirë por më ka ndihmuar të fitojë”, përfundoi ai.

Vëzhgimet e ikonës gjermane janë të bazuara në përvojën e gjerë dhe suksesin e tij me Arsenalin.

Lehmann ka bërë 199 paraqitje për Arsenalin mes viteve 2003 dhe 2008 dhe u rikthye sërish në 2011 për t’u bërë lojtari më i vjetër i “Topçinjve” ndonjëherë në Ligën Premier.

Ai ka luajtur në çdo ndeshje gjatë kohës kur Arsenali ishte i pamposhtur (2003/2004) dhe kontribuoi shumë në triumfin e tyre në FA Cup në 2005 dhe kampanjën e tyre drejt finales së Ligës së Kampionëve në 2006./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori