LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ertan Demiri, drejtori i ri sportiv i Gjilanit

Zyrtare: Ertan Demiri, drejtori i ri sportiv i Gjilanit

Gjilani përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale kanë konfirmuar sot (e shtunë) se kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv Ertan Demirin.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv.


Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Klubin Futbollistin Trepça ’89.

Karriera e tij e pasur si futbollist është manifestuar edhe në fushën menaxheriale, derisa ka qenë pjesë e transferimeve të shumta në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të futbollit.

Si një ish-reprezentues dhe agjent i njohur për ndërmjetësimin dhe transferimin e futbollistëve, 45 vjeçari synon të sjell përvojën e tij ndërkombëtare në klub.

Ambiciet e Gjilanit mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ertan Demiri pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Demirit dhe i dëshirojnë shumë suksese”, thuhej në njoftimin e klubit të Gjilanit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori