LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq dhe Dodik jetojnë ende në iluzione, përfshijnë Kosovën në marrëveshjet e tyre të “Kuvendit Panserb”

Vuçiq dhe Dodik jetojnë ende në iluzione, përfshijnë Kosovën në marrëveshjet e tyre të “Kuvendit Panserb”

Qeveria e Serbisë dhe ajo e entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republika Serbe miratuan deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

Qeveritë e Serbisë dhe Republika Serbe miratuan sot njëzëri deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb në një seancë të përbashkët në Pallatin e Serbisë në Beograd, në kuadër të “Parlamentit Panserb”.

A po nis realizimi i "Botës Serbe" - sot mbahet “Kuvendi panserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe
Lexo po ashtu A po nis realizimi i "Botës Serbe" - sot mbahet “Kuvendi panserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para miratimit të deklaratës tha se “dokumenti flet për Kosovën, respektimin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, por edhe për dialogun dhe respektimin e marrëveshjeve” ndërsa të pranishëm ishin edhe deputetë të Listës Serbe dhe të Malit të Zi.


Vuçiq ka theksuar se në deklaratë “nuk flitet për ndarjen e Republikës Serbe nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës”, raporton N1.

“Unë nuk do të hyj në këtë, ju merrni vendimet tuaja, thjesht po ju kërkoj të mendoni një milion herë se sa shumë kemi nevojë për paqen ne të gjithë”, tha Vuçiq në seancën e përbashkët të dy qeverive.

Ai ka thënë se Serbia “nuk do ta lërë kurrë Republikën Serbe në baltë”.

“Kërkesa ime e vetme për ju është që të provoni gjithçka në mënyrë paqësore dhe në bisedë me të gjithë popujt e tjerë (në Bosnje dhe Hercegovinë), në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, për të zgjidhur të gjitha problemet”, tha Vuçiq.

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, tha se deklarata është një dokument kombëtar që rehabiliton interesat kombëtare serbe dhe se interesat kombëtare dhe shtetërore serbe nuk kanë alternativë.

Ndryshe, deklarata mbulon të gjitha aspektet e rëndësishme të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Republikës Serbe, dhe ndër të tjera, faktin që Republika Serbe do ta shënojë 15 shkurtin si Ditën e Republikës Serbe ndërsa 9 janari do të jetë Dita e Krijimit të Republikës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori