LAJMI I FUNDIT:

Edin Terzic afër punës së ëndrrave si trajner i gjigantit të Ligës Premier

Edin Terzic afër punës së ëndrrave si trajner i gjigantit të Ligës Premier

Trajneri me origjinë boshnjake, Edin Terzic është një nga objektivat kryesore të Manchester Unitedit nëse përfundimisht ndahen me holandezin Erik ten Hag.

Sezoni zhgënjyes i gjigantëve nga Old Trafford u shpëtua me fitimin e FA Cup dhe kualifikimin në Ligën e Evropës, por askush në klub nuk beson se trajneri Ten Hag duhet të qëndrojë.


Pronarët e klubit së shpejti do të marrin një vendim përfundimtar dhe me shumë gjasa do të bëjnë të ditur se holandezi është një diçka që i përket së kaluarës te United.

Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve
Lexo po ashtu Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Nëse kjo ndodh, kandidati i parë për të qenë pasardhës i tij është trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, i cili e çoi skuadrën gjermane në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Real Madridi.

Interesant është fakti që edhe mediat gjermane edhe ato angleze shkruajnë për interesimin e United për Terzicin.

Gazeta Bild thekson se Terzic është shënjestër e United dhe një tjetër skuadre nga Liga Premier, ndërsa The Sun dhe disa media të tjera britanike theksojnë se në Old Trafford e kanë përshkruan trajneri e Dortmundit si idealin për projektin e ri.

Mediat zbulojnë gjithashtu se “rivali” i Manchester United në betejën për Edin Terzicin është skuadra e Leicester Cityt, e cila është rikthyer në Ligën Premier pas një viti mungesë.

Leicester City u rikthye në Ligën Premier, por mbeti pa trajnerin Enzo Maresca. Italiani u transferua te Chelsea, kështu që pozicioni i tij në Leicester mbeti vakant dhe “Dhelprat” shpresojnë që Terzic të mund ta plotësojë atë.

Nga ana tjetër, Terzic ka deklaruar në disa raste se do të dëshironte të qëndronte në Dortmund nëse i jepet mundësia, por vështirë se do të mund të refuzonte ofertat nga Anglia, veçanërisht nga Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori