Problemet teknike me ueb-faqen zyrtare e kanë shtyrë Komunën e Prizrenit që ta shtyjë afatin e aplikimeve për grantet dedikuar ndërmarrjeve ekzistuese dhe atyre të reja deri më 20 qershor. Në arsyetimin e kësaj shtyrjeje, Komuna ka bërë të ditur se dëshiron që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë aplikuesit.
“Afati për aplikim në skemën e granteve ‘Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në komunën e Prizrenit’ është shtyrë për shkak të problemeve teknike me ueb-faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit. Kjo shtyrje është bërë me qëllim të ofrimit të mundësisë së barabartë për të gjithë aplikantët dhe për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë. Afati i ri për dorëzimin e aplikacioneve është deri më datë 20 qershor 2024. Kjo shtyrje do t’ju mundësojë kohë shtesë për përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug, me lansimin e skemës së granteve për përkrahjen e ndërmarrjeve ekzistuese dhe atyre Start-Up synon stimulimin e hapjes së bizneseve të reja, si dhe zgjerimin dhe diversifikimin e atyre ekzistuese, në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës.
“Me këtë skemë të granteve do të përzgjidhen idetë më inovative dhe më unike të ndërmarrjeve ekzistuese dhe atyre Start-Up të komunës së Prizrenit, të cilat me këto grante do të jenë në gjendje të krijojnë kushte më të mira për rritjen e të hyrave, hapjen e vendeve të reja të punës, zvogëlimin e importit dhe rritjen e eksportit”, thuhet në njoftim.
Përkrahja financiare e ofruar për këtë thirrje në total është 60 mijë euro, ku 20 mijë euro dedikohen për bizneset Start-Up dhe 40 mijë euro për ndërmarrjet ekzistuese.
Vlera minimale e një granti për Start-Up është 500 euro, ndërsa vlera maksimale është 2 mijë euro. Ndërsa, vlera minimale e një granti për ndërmarrjet ekzistuese është 2 mijë euro derisa vlera maksimale është 4 mijë euro.
Lansimi i skemës së granteve nga Komuna dhe AZhR Jug ishte bërë më 10 maj 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker