LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan

Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’u drejtohet ligjvënësve amerikanë në Uashington më 24 korrik, kanë njoftuar udhëheqësit e Kongresit.

Bëhet e ditur se ai do të zhvillojë diskutime me të dy dhomat e Kongresit, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa lufta në Gazë vazhdon.

Netanyahu tha se ai është “shumë i prekur që do të ketë privilegjin të përfaqësojë Izraelin” dhe sipas tij “për të paraqitur të vërtetën për luftën e izraelitëve”.


Në ftesën drejtuar Netanahut, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe udhëheqësi i pakicës së Senatit, Mitch McConnell, thanë se shpresojnë që Netanyahu do të përfitojë nga rasti për të “ndarë vizionin e qeverisë izraelite për mbrojtjen e demokracisë, luftimin e terrorit dhe krijimin e një paqeje të qëndrueshme në rajon”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Edhe pse kjo vizitë vjen në një kohë kur marrëdhëniet e SHBA-së me Izraelin janë të tensionuara, demokrati i lartë i Senatit, Chuck Schumer, tha në një deklaratë të veçantë se ai e mbështet ftesën, pavarësisht “mosmarrëveshjeve të tij të qarta dhe të thella me kryeministrin”.

Netanyahu mund të detyrohet të zgjedhë midis mbijetesës së qeverisë dhe një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin
Lexo po ashtu Netanyahu mund të detyrohet të zgjedhë midis mbijetesës së qeverisë dhe një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin

“Por për shkak se marrëdhënia e Amerikës me Izraelin është e hekurt dhe tejkalon një person apo kryeministër, unë iu bashkohem ftesës”, tha Schumer.

Gjithashtu, më kritik ndaj Izraelit është bërë edhe Biden, ndërsa lufta vazhdon dhe numri i të vdekurve rritet.

Por, disa liderë si senatori Bernie Sanders i Vermontit, kanë thënë se synojnë të bojkotojnë fjalimin e Netanyahut në shenjë proteste ndaj sjelljes së Izraelit në Rripin e Gazës.

Ndryshe, Netanyahu foli për herë të fundit në Kongresin Amerikan në vitin 2015, kur të dy dhomat kontrolloheshin nga republikanët.

Ai e shfrytëzoi rastin për të kritikuar presidentin e atëhershëm Barack Obama, për një marrëveshje me aleatët e SHBA-së dhe Iranin për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Kalo në kategori